Home KRYESORE Tronditet Shkodra sot në mëngjes, burrë dhe grua gjenden të vrarë brenda...

Tronditet Shkodra sot në mëngjes, burrë dhe grua gjenden të vrarë brenda makinës së tyre

Shkodra është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre.

Një nga viktima është identifikuar si shtetasi Burhan Berçama rreth 30 vjeç, ish-polic në Fushë Arrëz, ndërsa nuk është bërë i ditur ende emri i gruas. Burhan Berçama kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut.

Burrë e grua kanë qenë në mjet bashkë me fëmijën e tyre 1 vjeç që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë./Opinion.al

Share: