Home KRYESORE Çfarë po ndodh me kufijtë e Kosovës? Hashim Thaçi në “Opinion”

Çfarë po ndodh me kufijtë e Kosovës? Hashim Thaçi në “Opinion”

Ditën e enjte më 6 Shtator 2018, emisioni më i ndjekur në vend “Opinion” rikthehet për shikuesit si gjithnjë në orën 21:00.

“Opinion” çel sezonin e ri me temën më të nxehtë mbarë shqiptare, çështje e kufijte të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, drejtuesi i programit dhe i portalit, Blendi Fevziu. Ai ka postuar në facebook promon e emisionit dhe shkruan se i ftuar në studio do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Opinion” vazhdon traditën duke ardhur në transmetim live për gjithë ndjekësit e tij çdo të hënë, të martë, të mërkurë në orën 22:00 dhe të enjte në 21:00 në valët e televizionit Klan.
/Opinion.al

Share: