Home KRYESORE SHQIPTARËT – TË BURGOSUR NGA PARAJA E PASURIA

SHQIPTARËT – TË BURGOSUR NGA PARAJA E PASURIA

Nga Enriko Ceko

Sot do e hap, së pari, me një lajm që ka bërë bujë jo vetë si lajm, por edhe për faktin se më në fund një institucion publik e ka pranuar se si është në të vërtetë gjendja ekonomike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Instituti i Statistikave i Shqipërisë INSTAT, dje ka nxjerrë një shifër që, 25% e personave që janë në marrëdhënie pune, pra bëhet fjalë për rreth 250.000 – 260.000 persna, paguhen me pagën minimale. Paga minimale në Shqipëri është 26.000 lekë.

Pra, ju e kuptoni vetëm me këtë shifër se si është gjendja ekonomike e Shqpërisë dhe e shqiptarëve. Kjo pagë minimale do të thotë se ata qytetarë që paguhen me këtë pagë minimale e kanë këtë vetëm për të paguar ujin e dritat dhe për të sjellë në shtëpi një fufë sallatë në darkë kur le punën dhe kthehesh në shtëpi.

Kjo do të thotë se nuk ka konsum dhe nëse nuk ka konsum, kufizohet prodhimi dhe nëse kufizohet prodhimi, atëhere kufizohen marrëdheniet e punës dhe nëse kufizohen marrëdheniet e punës ulet produktiviteti dhe nëse ulet produktiviteti, atëhere kompanitë nuk kanë mundësi që të zgjerojnë biznesin dhe nëse nuk ka mundësi për zgjerimin e biznesit, atëhere kompanitë nuk kanë mundësi që të rigjenerojnë inventaret dhe të investojnë më tej në asete dhe në fund nuk do të mund të jetë fitim dhe kursime. Meqënëse nuk do ketë kursime, atëhere edhe ata që do duan të marrin kredi do e kenë shumë të vështirë sepse nuk ka para që do futen nëpër banka. Shto këtu edhe mungesën e dëshirës aktuale të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për të mos dhënë kredi, sepse ato tashmë merren me tregun e bonove të thesarit.

Cila është pjesa e popullsisë që marrin këtë pagë minimale. Fatkeqsisht, kryesisht, pjesa më e madhe janë gjinia femërore, gra, vajza, nëna, kryesisht banorë të zonave rurale, që punojnë në kompanitë e sistemit fason, që punojnë me mall porositësi.

E dyta, Para pesë vitesh, kur kjo qeveri erdhi në pushtet, trumbetoi me të madhe programin për nxitjen e kompanive që punojnë me kontrata fason, me mall porositësi, që do të thotë se të huajt këtu sjellin lëndën e parë dhe të tëra elementet e tjera që duhen për të prodhuar produktet, qëkryrsisht janë veshje, këpucë e ndonjë gjë tjetër dhe pasi në Shqipëri prodhohen produket përfundimtare, të tëra këtoprodukte dërgohen përsëri te ai që ka furnizuar në fillim me lëndë të parë. Për këtë proces prodhimi taksat dhe tatimet janë zero. Pra, nuk paguhet asnjë lloj takse për këtë lloj veprimtarie, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.

Për të nxitje, u përmirësuan disa ligje dhe u ndërtua një paketë e plotë me akte nënligjore për të nxitur kompanitë që punojnë me regjimin fason dhe qëllimi u deklarua se ishte kryesisht rritja e pagës së punonjësve. Në fakt, kompanitë fason i kanë shtuar fitimet, por pagën e punonjësve nuk e kanë shtuar.

Pra, duket fare mirë dhe fare qartë se kjo pjseë e ekonomisë dhe biznesit, jo lloj veprimtarie nuk është zhvilluar ashtu siç duhet vetëm për shkak të veprimeve të gabuara të kësaj qeverie.

Pardje është marrë vesh që një person që pretendonte të ishte fermer, përfitonte para, subvencion për prodhimin e qumështit, dhe nga verifikimi në vend, doli se ky person nuk kishte as edhe një lopë të vetme. Do të thotë se personi pretendonte se kishte disa lopë për të prodhuar qumësht dhe merrte subvencione, që në fakt ishin ara që shkonin në xhepa të gabuar. Një skemë mashtruese klasike.

E njëjta gjë ndodh me subvencionet e karburanteve. Një pjesë e mirë e fererëve përfitojnë subvencion për karburantin që përdorin për ngrohjen e serrave, transportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për punimet që kryhen me mekanikën bujqësore dhe për ata që merren me peshkim u subvencionohet karburanti për veprimtarinë e peshkimit me varka. Miliona euro pa asnjë kontroll.

Nuk dihet se a është numri i saktë i personave që përfitojnë subvencione për këto veprimtari. Një skemë e pastër korruptive.

E treta. Po bëhen gati më shumë se dy vite që euro vlerësohet me më pak se 18 – 20 lekë krahasur me më parë. Pra, euro ka qenë maksimumi 144 lekë dhe mesatarisht 140 lekë dy vite më parë dhe tashmë është 122 – 123 lekë. Ulja e vlerës së euros është bërë me disa qëllime. Qëllimi kryesor është fshehja e nivelit të vërtetë të borxhit publik. Nëse euro do ishte 140 lekë, atëhere borxhi publik që ka kjo qeveri ndaj qytetarëve dhe ndaj të huajve që kanë financuar borxhin tonë, do ishte rreth 80% e GDP, ose dyfishi i buxhetit të shtetit. Pra, është përdorur mekanizmi i uljes së verës së euros, në mënyrë që kjo qeveri të mos akuzohet se ka shkelur kufirin e pranueshëm të borxhit publik, që është 60%. Arsyeja tjetër se përse është ulur vlera e euros, është shkatërrimi i qytetarit shqiptar.

Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, që sjellin para në Shqipëri, i sjellin paratë në euro. Llogariten mesatarisht 2 miliardë euro në vit, prurjet e emigrantëve shqiptarë nga jashtë. Për vitin që kaloi shuma ishte 1.8 miliardë euro. Nëse euro do ishte 140 lekë dhe nëse qytetarët do i këmbenin këto euro me lekë në zyrat e këmbimit valutor, atëhere do merrnin rreth 2000 lekë (të reja) më shumë për çdo 100 euro.

Pra, do merrte 14000 lekë, por në fakt sot merr 12200 lekë. Pra, për çdo 100 euro, qytetarëve u vidhen afërsisht 2000 lekë. Imagjinoni se për 1.8 miliardë euro, sa para u vidhen shqiptarëve.

Një arsye tjetër për uljen e vlerës së euros është shkatërrimi i bizneseve. Një pjesë e mirë e bizneseve shqiptare i mbajnë llogaritë në euro dhe edhe vlerën e aseteve e llogarisin në euro. Këto biznese që kryejnë veprimtari eksport – importi të tëra veprimet i kryejnë kryesisht në euro.

Edhe bilancin e mbajnë në euro. Kjo do të thotë se nje pjese të mirë të kompanive shqiptare që përballen me tregjet ndërkombëtare, u janë çvlerësuar asetet me të paktën 15%. Në momentet që çvlerësohen asetet, kuptohet se kompanitë nuk kanë vlerën që kishin më parë. Në momentin kur çvlerësihen asetet, kompanitë e kanë shumë të vështirë të listohen në bursë, nëse do të donin të bënin këtë. Aq më tepër që tashmë kemi edhe Burën e Tiranës. Në momentin që ulet vlera e euros dhe kompania i mban bilancet në euro, e ka shumë të vështirë të përballet me tregun ndërkombëtar për të krijuar joint-venture, sepse kompanitë e huaja që duan të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare dhe të investojnë këtu, kërkojnë partnerë seriozë me kapitale serioze dhe jo kompani jo serioze e pa vlerë të mjaftueshme kapitali.

Kjo është pak a shumë gjendja edhe sot, por nuk është thjesht kjo pjesë e jetës për të cilën fola deri tani. Ne në fakt duhet që të zbulojmë arsyen se përse kemi arritur deri këtu, në këtë gjendje ekonomike. Ne kemi arritur këtu në këtë gjendje ekonomike, sepse ata që na drejtojnë nuk janë ekonomistë.

Ne kemi arritur këtu në lidhje me çështjet e mjedisit, sepse ata që drejtojnë mjedisin as që kanë lidhje me mjedisin.

Ne kemi arritur këtu për cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore, për të cilën një televizion para pak ditësh kishte përgatitur një emision televiziv shumë alarmant, sepse ata që merren me cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore nuk janë specialistë të fushës, nuk janë teknologë ushqimorë.

Ne jemi këtusepse ata që merren me drejtësinë në Shqipëri në nivele të larta, as që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë dhe nuk e kanë idenë se ç’farë do të thotë drejtësi dhe të japësh e të bësh drejtësi.
Si përfundim! Askush nuk është në vendin e vet! Dhe kjo është arsyeja se përse po ikin shqiptarët. Ata nuk duan më të qendrojnë në vendin e tyre.

Ju ftoj qytetarë. Të bashkohemi. Të bashkohemi rreth teatrit. Unë jam 100% i bindur se lëvizja për mbrojtjen e teatrit do sjellë një përfitim shumë të madh për shoqërinë shqiptare, për vlerat tona. Përse. Sepse ne që jemi këtu, që vijmë çdo mbrëmje dhe diskutojmë se bashku, jemi njerëz të lirë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk janë njerëz të lirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk janë njerëz të lirë, sepse në vend të syve kanë dollarë. Në vend të syve kanë euro. Janë të burgosur nga paraja. U ka marrë koka erë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve kujtojnë se paraja është shpëtimi për gjithshka. Jo. Jo. Jo. Shpëtimi për gjithshka është liria. Dhet të jemi njerëz të lirë. Nëse jemi njerëz të lirë, i kemi mundësitë të shtojmë paranë. Nëse jemi njerëz të lirë i kemi mundësitë të shtojmë pasurinë.

Ju ftoj qytetarë të bashkohemi sepse vetëm nëpërmjet lëvizjeve të tilla si Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit do të mund të jemi njerëz të lirë.

Ju faleminderit.

Share: