Home KRYESORE A ka frikë Presidenti nga Komisioni Hetimor? Ja si përgjigjet Meta

A ka frikë Presidenti nga Komisioni Hetimor? Ja si përgjigjet Meta

Kreu i shtetit, Meta tha se nuk është fare i shqetësuar për nismën e maxhorancës, e cila ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e tij nga posti i presidentit.

Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim për komisionet,  gjykatat apo ndonjë sistem drejtësie që të gjykon lëvizjet e mia teksa shtoi se shqetësimi i vetëm i tij mbetet 19 tetori. Sipas tij, nëse nuk i jepet fund zgjidhjes së krizës politike, BE nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë me datë 17-18 tetor.

“Nuk kam asnjë shqetësim për komisionet hetimore, për gjykatat apo ndonjë sistem drejtësie që të gjykon lëvizjet e mia. Shqetësimi im i vetëm është 19 tetori. Çfarë do iu themi shqiptarëve! Që fajin e ka Luli dhe Mona, që e kanë fajin ndërkombëtarët”, tha Presidenti./Opinion.al

Share: