Home KRYESORE Shpërthimi në ish-Bllok, policia jep detaje

Shpërthimi në ish-Bllok, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me shpërthimin që ndodhi këtë të hënë në ish-Bllok.

Sipas policisë rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4 persona L S. P; A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që ka dëmtuar edhe katin e dytë të pallatit ku ndodhet dyqani.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Share: