Home KRYESORE Kërcënimi gjerman/ “Ndaloni deklaratat për Shqipërinë e madhe, anullohen negociatat”

Kërcënimi gjerman/ “Ndaloni deklaratat për Shqipërinë e madhe, anullohen negociatat”

Ashtu sikurse dihet, nëse lëvizjet e duhura diplomatike të liderve i hapin dyert vendeve përkatëse, aventurat e tyre mund ti ndëshkojnë ato. Kjo ka ndodhur edhe me dokumentin e fundit vlersuers për negociatat e Shqipërisë, i cili do të votohet nesër në parlamentin Gjerman. në draftin pr të cilin kanë rënë dakord edhe CDU-CSU edhe Social Demokratët në ndryshim nga më parë është theksuar një paragraf paragraf paralajmërues në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë mbi çështjen e ndryshimit të kufinjëve. Ashtu sikurse dihet idenë e Aleksandar Vuçiç për të arritur marëveshj përmes shkëmbimit të teritoreve dhe popullsive, Edi Rama e Hashim Thaçi e shpunë edhe më tej duke i shtuar asaj projektin që Kosova e mbetur dhe Shqipëria të bënin bashkimin kombëtar. Kryeministri ynë flirtoji disa herë me këtë ide duke e hehur atë në publik, herë në formën e një kërcënimi për BE (po na lanë jashtë duhet të mendojmë vetë për bashkimin) dhe herë n formën e një unifikimi simbolik (ideja për president të përbashkët).

Pikërisht kjo lojë me sa duket ka shqetësuar jo veëm kancelaren Merkel por edhe fijet që ajo komandon në Bundetagun gjerman. Prandaj në dokumentin e deputetëve që do të votohet të enjten ka edhe një kërcënim që kushtëzon me këtë me anullimin e negciatve: “Deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullsisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nën Shqipërinë e Madhe, mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet të ndalen menjëherë sepse këto përpjekje janë të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin në anulimin e negociatave të pranimitë”.

Ftohja mes Berlinit dhe Tiranës, ashtu sikurse edhe ajo mes Merkelit dhe Ramës, sipas shumë dëshmive diplomatike, rrjedh nga ky kazus. Në prill të 2018, para një takimi në Kancelari me Merkelin, nga diplomatët gjermanë Edi Ramës iu kërkua dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve në këmbim të mbështetjes së përparimit europian të vendit.

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në Kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy Presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces.

Por, pas përpjekjes gjermane në qershorin e shkuar, në gusht, Thaçi dhe Vuçiçi e shpallën publikisht idenë e tyre duke marë edhe miratimin e ish këshilltarit të Trump për sigurinë, John Boltonit. Në fillim me hezitim dhe pastaj gjithnjë e më hapur Rama e mbështeti këtë ide. Ai arriti deri aty së të thoshte në mediat vendase se “Merkel sheh interesat e vendit të saj, kurse unë jam kryeministri i Shqipërisë”.

Ky qe me sa duket edhe fundi i historisë së dashurisë mes tyre, që në fillim, nga mediat e pushtetit në Tiranë, u paraqit si një raport tejet i privilegjuar. Dikur, pas çdo takimi, Rama dhe Merkel dilnin përkrah njëri tjetrit në konferencë shtypi. Vizitën e fundit të kryeministrit në Berlin, kjo nuk ndodhi. Me sa duket ajo nuk ia ka harruar Ramës gënjeshtrën e prillit 2018. Dhe që gjithçka të marrë formë zyrtare, e ka kushtëzuar çdo ide për bashkim kombëtar me anullimin e negociatave./Lapsi.al

Share: