Home KRYESORE Del VIDEO e sherrit/ Laert Vasili përplaset me aktorët që mbrojnë Teatrin

Del VIDEO e sherrit/ Laert Vasili përplaset me aktorët që mbrojnë Teatrin

Disa aktorë, pjesë e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” janë përplasur me aktorin Laert Vasili jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar. Ata e kanë akuzuar Vasilin se ka grisur një poster të tyre.

SHERRI

Aktorët: A mund të më thuash pse e grise kartelën

Laert Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndërr

Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë

Laert Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.

Robert Budina: Ti e ke grisur atë?

Laert Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën

Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë

Aktorët: Në polici e ke vendin, të q*** motrën

Pas këtij sherri Vasili ka shkuar në spital duke akuzuar regjisorin Robert Budina se “i ka futur thonjtë në grykë”./lapsi.al

Share: