Home KRYESORE Fajon paralajmëron si kryeministri Rama: Integrim në BE, ose Ballkani humb durimin…

Fajon paralajmëron si kryeministri Rama: Integrim në BE, ose Ballkani humb durimin…

Nëse udhëheqësit europianë nuk do të mbajnë premtimet për Ballkanin, rajoni mund të marrë një drejtim tjetër. Kështu shprehet eurodeputetja Tania Fajon, në një intervistë për “Euronews”.

Nje “kercenim” te ngjashem ka perdorur edhe kryeministri Edi Rama here pas here ne Bruksel duke ju referuar me drejteperdrejte Rusise, e cila rezulton gjtihmone e interesuar per influencen gjeopolitike ne Ballkanin Perendimor.

Ndërsa Bullgaria merr presidencën e radhës së BE-së, ish-rapotuesja për liberalizimin e vizave për Shqipërinë bën thirrje për t’iu mundësuar qytetarëve të rajonit një jetë më të mirë, për t’iu dhënë perspektivë të rinjve e për të hapur kufijtë. Në të kundërt, paralajmëron ajo, Ballkani Perëndimor do ta humbasë durimin.

“Nëse udhëheqësit europianë nuk do të jenë të vetëdijshëm për atë që është në lojë dhe nëse nuk e mbajnë premtimin për zgjerimin, ne do ta humbasim shumë shpejt rajonin, që do të bjerë në paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ne shohim diku rritje të nacionalizmit dhe humbje të brezit të ri”, tha Tanja Fajon, eurodeputete.

Bullgaria do të organizojë një samit informal të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 17 maj.

Share: