Home KRYESORE Zullumi u trash. Na vratë qenin!

Zullumi u trash. Na vratë qenin!

Nga Ylli Dylgjeri

Mbrëmë është vrarë një qen. Dje në Parkun e Liqenit makina e betonit ka shkelur natën një qen. Kështu njoftojnë mediat. Qeni vdiq. Të zotët kërkojnë gjakun e qenit. Kush janë të zotët? Janë të rinjte e OJQ-ve, që e gdhinë prej netësh natën në Parkun e Liqenit në roje të ambjentit. Reforma në Drejtesi s’ka kaluar ende.
E drejta e qenit thërret! Atëhere, vetëm me Kanun do të vihet drejtësia?

Ç’thotë Kanuni?
“Ligji i qenve”, Kanun, njeh katër lloje qensh.
(A) Qentë e lidhur.
(B) Qentë e stanit.
(C) Qentë e gjahut.
(D) Qentë e shtëpise ose OJQ-ve. Ky qen hyn të qentë shtëpiakë, që sipas Kanunit lihen të lirë ditë e natë.Të varfërit e mbajnë me vete një qen të tillë se konsiderohet si pasuri e paçmueshme.

Ky ishte qen i urtë. Nuk kafshonte njeri. Nëse gjatë ditës qeni përpiqet të kafshojë të huajin, ky i fundit mund ta vrasë qenin pa pasur ndonje ndëshkim.(sipas kanunit) Vazhdon… Dita është e udhëtarit, jo e qenit. Mirëpo vendngjarja tregon se qeni është vrarë natën, që sipas Kanunit qeni lihet i lirë.

Pra e drejta kalon nga qeni. Pergjithësisht i zoti i qenit, helm e pike i kërkon vrasësit dëmshperblim…Ose përndryshe është në gjak me të! Vrasësi është Bashkia në formë betoni.
Por Ne, si shtet modern ligjor, i kemi rregulluar mardhënit me ligj, e jo me Kanun! Kush tha? Reforma në Drejtësi s’ka kaluar akoma.
Ajo do të fillojë nga ky qen i vrarë.

Share: