Home KRYESORE Pranga kater kosovareve, Do sulmonin Papa Franceskun!

Pranga kater kosovareve, Do sulmonin Papa Franceskun!

4 të arrestuar dhe disa të shpallur në kërkim është bilanci i një operacioni anti-terrorizëm i zhvilluar në Itali dhe Kosovë. Në operacionin blic te kryer në Breshia dhe Prishtinë, kanë në rënë në pranga 4 shtetas kosovarë pasi akuzohen për nxitje të propagandës xhihadiste. “Mendja” i grupit terrorist është arrestuar në Kosovë, ndërsa 3 të tjerët në Itali, ku edhe jetonin prej kohësh.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë operacionit të përbashkët anti-terrorizëm, të koduar “Van Damme”, pas kontrollit të ushtruar në një fshat të Hanit të Elezit, është arrestuar personi me inicialet S.I, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike që mund të ndërlidhen me rastin.

Përveç të arrestuarve, po ashtu disa të tjerë janë shpallur në kërkim në Breshia, Vicensa dhe Peruxha. Sipas policisë italiane, kosovarët kishin publikuar në rrjetet sociale disa foto ku kishin dalë me armë. Sipas hetimeve paraprake rezulton se 4 të arrestuarit ishin ekstremist dhe militant të ISIS. Media italiane “Tiscali.it” shkruan se dyshohet se ekziston një kërcënim edhe ndaj Papa Françeskut. “Ky Papë do të jetë i fundit” kanë thënë gjatë bisedave telefonike disa terroristë.

Share: