Home KRYESORE Republika e Kosoves – peng i estabilishmentit esadist

Republika e Kosoves – peng i estabilishmentit esadist

Konsorciumi PDK/LDK – ky produkt i mendësisë politike bizantine, vazhdon ta mbajë peng Republikën. 28 Nëntori 2015 shënoi pikën e vlimit. Që të mos ndodhin të papriturat, Isa Mustafa dhe gjithë estabilishmenti esadist që ka prodhuar provincializmi politik i Kosovës, duhet të kalojë në pension politik të dhunshëm.

Nga Sadri RAMABAJA

Kriza politike në Kosovë është produkt i pastër i moralit të dyfishtë që është shtresuar për vite të tëra në jetën publike kosovare. Ajo u selitë kohë të gjatë me metodat më specifike të mbijetesës në rrethana pushtimi. Por, në rrafshin politik, ajo nuk arriti dot kurrë të kultivojë gamën e diversitetit që kishte bërë civilizimi perendimor.

Për rrjedhojë, politika kontribuoj në shkëputjen e ideales nga realiteti.

Morali individual i prijsëve shpirëtror e politik të epokës së Bizantit nuk arrti dot të barazohet me moralin social. Kjo ishte arssyeja përse murgjit bizantin do të provonin vazhdimisht që përmes mohimit (negacionit) të frymës me të cilën ishte selitur qytetari në gjirin e të cilëve ata jetonin, respektivisht përmes zhveshjes së tij nga trashëgimia etnopsikologjike, të shartonin një kulturë të re, të imponuar nga vetë ata.

Nëse marrim në konsideratë veprimin e themeluesit të LDK (IR) në rrafshin politik dhe qasjen e tij ndaj trashëgimisë etnopsikologjike të popullit tonë vetëm në lëmin e qëndresës historike, do ta kishim shumë më të qartë burimin bizantin të produktit socio-politik të të ashtuquajturës filozofi rugoviane dhe parollën politike: vetë esencën e politikës paqësor, por edhe të të ashtuquajturën parollë që mbizotëroi gjatë luftës së UÇK-së – “ta mbrojmë pragun e shtëpis딝!

Kompleksiteti i figurës së heroit grotesk dhe trashëgimia e tij politike

Defektet e kësaj “trashëgimie” duket se po e përcjellin edhe brezin pasues të politkës që vazhdon të mbetet me 1001 fije e lidhur me këtë qasje që prodhoi moralin e dyfishtë ndër shqiptarë. Ndërkaq kulmi i këtij keqpërdorimi të trashëgimisë bizantine në jetën politike kosovare, është riciklimi i paturpshëm i përfaqësuesve më tipik të mendimit provincialist në krye të Republikës.

Gradacioni i përshkallëzuar i këtij morali të dyfishtë në jetën tonë publike, mori përmasa shqetësuese veçmas pas vdekjes së Rgovës. Beteja politike brenda LDK për trashëgimin e postit të të ashtuquajturit “lider historik”, mori përmasat e karikaturës tragjiko-komike që na e ka përshkruar me aq plasticitet gjeniu i letërsisë spanjolle Miguel De Servantes-i tek romani i tij i famshëm “Don Kishoti”.

Kompleksiteti i figurës së heroit të tij merr përmasat e heroit grotesk, kur ai vendoset përball ngjarjeve dhe situatave absurde, të pakapshme nga mendja e tij e selitur për një epokë tjetër.

Në historinë politike të Kosovës, tek do të bëhen analiza multidisiplinare për të dhënë shpjegime shterruese të veprimeve groteske të të ashtuquajturës alternativë shqiptare në vitet 90-ta të shek. të kaluar, mbajtja e të të ashtuquajturave “zgjedhje të lira e demokratike parlamentare e presidenciale”, pak ditë pas epopesë së lavdishme në Prekaz, pikërisht më 22 mars 1998, nuk ka se si cilësohet ndryshe, përveç se si produkt i mendësisë bizantine në jeëtn politike kosovare dhe si akt i paturpësisë kolaboracioniste.

Për lexuesit e rinj më duhet të kujtoj se në ato zgjedhje kishin marrë pjesë jo më pak se dhjetë parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, por edhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi.

Më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i pat bër apel popullit që të dalë masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars 1998.

ibrahim rugovaDuke parandjerë tragjikomizmin e kësaj maskarade politike, Partia Parlamentare e Kosovës së bashku me UNIKOMB-in, PSDK-në (krahu i Luljeta Pulës – Beqirit), Partia Liberale Shqiptare, Këshilli Koordinues i degëve të LDK-së në Prishtinë, Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së, Shoqata e të Burgosurve Politikë, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë etj., kishin vendosur që t´i bojkotojnë këto zgjedhje dhe në një periudhë afatshkurëtr do t’ i bashkoheshin në një mënyrë a tjetër UÇK-së.
Në apelin e Ibrahim Rugovës, përveç tjerash atbotë potencohej se “ato zgjedhje ishin shumë të rëndësishme dhe historike”!

“Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil. Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, kishte potencuar ish presidenti Rugova tashmë i fetishizuar në mit dhe i trajtuar nga analfabetët politik si një lloj Jezusi modern i shkollës bizantine, me ët cilin e përmes ët cilit po tentohej të vazhdohej tallja me popullin shqiptar.

Studentët e historisë politike, ata që kanë ndjekur kurset e para në shkenca sociale e politike, e kanë të qartë se çfarë rendi demokratik prodhojnë “zgjedhjet” në një koloni tipike, siç ishte Kosova e vitit 1998.

Qëllimi i pastër makiavelist i këtyre zgjedhjeve ishte pikërisht ripërtritja e legjimitetit tashmë të rënë për tokë e Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike. Ky sforcim i legjitimitetit qoftë edhe në këtë mënyrë, na kujton produktin e turpshëm politik që prodhoi ligji francez i 10 korrikut 1940, përmes ët cilit, pas disfatës së Francës përballë Gjermanisë naziste, iu dha fund Republikës së III-të dhe u krijua i ashtuquajturi “Shtet francez”, i kryesuar nga mareshali Peten me seli në Vishi, që ndoqi politikën e bashkëpunimit me pushtuesit. Nga pikëpamja procedurale, vlefshmëria e këtij ligji nuk mund të kontestohet, sepse atë e miratoi Asambleja Kombëtare, e Republikës së III, e zgjedhur rregullisht nga trupi elektoral.

Duke e studjuar këtë fenomen që prodhoi turpin politik francez gjatë kësaj epoke, studjuesi i njohur francez, Zhorzh Byrdo, bën dallim midis konceptit të legalitetit dhe atij të legjitimiteit. Sipas tij, një qeveri është legale kur është krijuar në bazë të disa procedurave kushtetuese të përcaktuara, ndërsa është legjitime kur është në përputhje me idenë e së drejtës që ka kombi.

Si pasojë, një qeveri mund të jetë legale, por jo legjitime, si psh. Qeveria e Vishisë e kryesuar nga Peteni. Për Brydon, legaliteti është çështje forme, ndërsa legjitimiteti është çështje thelbi.

Rast i ngjashëm është edhe me qeverinë aktuale të Kosovës. Ajo është legale, por pas marrëveshjeve të 25 gushtit, nuk është më legjitime.

Duke vazhduar me shembuj të tillë, gjithashtu nuk mund të kontestohet proceduralisht investitura që Rajstagu gjerman (Parlamenti gjerman) i dha Hitlerit më 1933, duke i besuar funksionin e kancelarit dhe ajo që Dhoma e deputetëve të Italisë i dha Musolinit më 1922.

Se ato zgjedhje të marsit 1998 ishin ilegjitime, tashmë dihet. Por se ato krijuan parakushtin real për të ashtuquajturën “tragjedi njeërzore të fshehur pas një komizmi unikal”, të përmasave të Servantesit, kësaj radhe të luajtur në baltën e Bllacës, në kampet me emrin Stankovec etj. ko do ët vlerësohet tek pas rikëndelljes së studjuesve tanë.

Ndërkaq ata që krijuan parakushtet e zbarkimit të aleancës më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit në Kosovë, ishin luftëtarët spartan të UÇK-së, që kishin ruajtur në gjenet e tyre shpirtin luftarak të kryetrimave që prodhoi kjo tokë nga lashtësia e deri tek epopeja e Prekazit.

Leksioni që nuk përvetësohet – përsëritet

2 korriku 90 ne kosovePesëmbëdhjetë vite më vonë, Kosova ripërsëriti turpin historik të marsit 1998, duke ricikluar në krye të Qeverisë së Republikës së dytë Shqiptare, pa u skuqur fare nga qindra e mijëra dëshmorë e luftëtarë të Lirisë, njërin nga pinjollët më dinak të LKJ-së, kuslingun Isa M., ish ministër i kryekuislingut Rrahman M. , që tok i shërbyen me aq devotshmëri Milosheviqit në vitet 1986-1989 …

Atë botë kisha parashtruar pyetjen publike: Çfarë po ndodh kështu me moralin politik të këtij vendi? Kjo pyetje mund të rishtrohet sërish, pas asaj që përjetum me 28 Nëntor 2015.

Në Republikën e brishtë të Kosovës, politika, që në zanafillën e saj kuaziplurale (vitet 1989-1999) është konceptuar si produkt i teorive konspirative (e kriposur paksa edhe me ngjyra të primitivizmit folklorik të tipit “Shkoi Rugova n’Amerikë, me kërkue Republikë”), në vend se të trajtohej si veprimtari, respektivisht mundësi për t’ i dhënë formë e përmbajtje organizimit dhe mbarshtrimit të jetës. Këtu duhet kërkuar dronë (mosbesimin permanent) ndaj vlerës themelore të demokracisë liberale: Përgjegjësisë vetanake.

Teoritë konspirative kudo janë produkt i miopisë politike të shtresës kuaziqytetetare që i mungon guximi për veprim politik, prandaj ato dështojnë në çfardo iniciative që ndërmarrin. Le të kujtojmë se sa mirë shpreheshin për këso rastesh perenditë greke: “Ne mbrujmë në vete sekretet e tmerrshme: e dimë se njerëzit janë të lirë”.

Ndryshimi i kursit politik – domosdoshmëri imediate

parlamenti me gazKriza politike që prodhoi konglomerati bizantino-stalinist që po mban peng Republikën tash e sa vite, ka mbërritur pikën kulminante. 28 Nëntori 2015 shënoi pikën e vlimit. Këto ditë duket se po merr kthesa të papritura.

Sistemi politik në Kosovë përveç se ka dështuar, ai është kompromituar keq. Pak vend ka mbetur për optimizëm. Situata është dramatike. Kosova duhet të ndryshojë kursin e rrugës së saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë.

Isa Mustafa dhe gjithë estabilishmenti esadist që ka prodhuar provincializmi politik i Kosovës, së shpejti, duhet të kaloj në pension politik të dhunshëm. Tek tashti ai do ta kuptoj se, mes Prishtinës dhe Beogradit, edhe antarësia e gjerë e LDK, është përcaktuar qartë pro Tiranës.

Share: