Home KRYESORE DEKLARATE E UGPV ALBANIA PER DHUNIMIN E GAZETARIT TE “ZERIT TE AMERIKES”...

DEKLARATE E UGPV ALBANIA PER DHUNIMIN E GAZETARIT TE “ZERIT TE AMERIKES” PELLUMB SULO

Rastet e dhunes ndaj gazetareve ne Shkoder, sidomos nga drejtues te policise jane shtuar shume kohet e fundit. Megjithate, rasti i sotem eshte i paprecedent pasi frymezimi i dhunes fizike erdhi nga shuna verbale qe doli nga dy ministra te qeverise Rama: Mimi Kodheli dhe Ilir Beqja. Ata kerkuan qe kamerat te dalin jashte, madje duke replikuar direkt edhe me gazetaret. Kaq ka mjaftuar qe shoqeruesit e tyre dhe punonjes te policise lokale, te hidhen ne sulm ndaj gazetareve e kemaramaneve duke i nxjerre me force nga spitali.

E gjithe kjo, kur ne korridore por edhe ne dhoma kishte dhjetera njerez, mes te cileve police, badigarde, zyrtare te ministrive, te prefektures e instancave te tjera. Por mesa duket, ministrat jane shqetesuar vetem nga prania e 5-6 gazetareve e kameramaneve. Shenjester e ketij sulmi verbal e fizik ka qene Pellumb Sulo- gazetar i “Zerit te Amerikes” dhe dekan i gazetareve shkodrane. Eksperienca e gjate, profesionalizmi dhe korrektesa qe e shquajne ne rradhet e gazetareve Sulon solli qe te shmanget ndonje ngjarje edhe me e pakendshme. Sulo me vendosmeri i ka kerkuar sulmuesve te tij te mos e prekin, duke vijuar me kembengulje punen e tij.

Rasti i sotem vetem sa i shton nje tjeter faqe te turpshme sjelljes shume te ulet ndaj gazetareve e mediave ne Shkoder. Ishim mesuar te ishim pre e dhunes verbale e fizike e policeve dhe i kerkonim shefave te tyre politike- ministrave, te nderhynin. Po kur vete ministrat jane frymezues te dhunes verbale e fizike ndaj gazetareve?! Kujt duhet ti ankohemi, kujt duhet ti kerkojme ndihme, kush mund te na mbroje tashme? E vetmja “arme” qe na mbetet eshte te bashkendajme me publikun shqetesimet tone, duke shpresuar thjeshte ne “mrekulline”.

Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania) i ben thirrje Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Meta qe te jene me te ndjeshem ndaj shqetesimeve tona. Jane te vetmit persona qe mund te ndikojne ne zbutjen e sjelljes se ashper ndaj gazetareve e mediave ne Shkoder. Nuk kerkojme asgje me shume: Na lini te bejme detyren tone, na lini te informojme publikun! Nuk cenojme askend, nuk duam te na cenoje askush ne punen tone!

Njekohesisht, UGPV Albania i ben thirrje te gjithe kolegeve te solidarizohen me kolegun Sulo e koleget e tjere dhe te nisin bojkotimin pa afat te gjitha institucioneve qe lidhen me Ministrine e Mbrojtjes, te Shendetsise, te Ministrise se Brendshme, Prefektures etj, deri sa te kete nje reagim te dukshem ne mbrojtje te gazetareve.

Nderkohe, kerkojme opinionin e kolegeve ne Shkoder e me gjere per te organizuar edhe nje proteste te fuqishme te te gjitha shoqatave e organizateve te gazetareve ne vend me nje qellim te vetem: Venien ne vend te dinjitetit te gazetareve e punonjesve te medias!

Share: