Home KRYESORE A do te jete Fatos Nano, Kryeminister ne shtator?

A do te jete Fatos Nano, Kryeminister ne shtator?

Burime konfidenciale kane permendur per Newsetika.al se nje emer i ri surprize eshte futur diten e sotme ne listen e ngushte qe po qarkullon ne korridoret e politikes dhe ne Trupin Diplomatik, si kandidat i mundshem per Kryemnister i nje Qeverie te re ne muajin shtator, fill pas nisjes se Sesionit te ri Parlamentar.

Ilir Meta prej disa javesh po kerkon konsensus per Reformen ne Drejtesi dhe per 5 kriteret qe duhen permbushur nga Shqiperia per te siguruar hapjen e Negociatave me BE, por njekohesisht, po mendon edhe per te nesermen e tij politike.

Ilir Meta e ka humbur besimin per nje marredhenie te qendrueshme dhe korrekte bashkepunimi me Edi Ramen, e megjithate ai nuk do qe te humbase marredhenien qe ai ka me Partine Socialiste dhe te majten shqiptare.

Kryetari i LSI si nje figure e larte e dikurshme ne PS dhe si pjese e rendesishme e historise se PS ne dekaden e pare te kesaj partie, nuk mund te mos e kerkoje paqen dhe dashurine tek Figurat e Spikatura socialiste me te cilet ai ka komsumuar histori te forte politike dikur.

Meta riktheu ne skene Rexhep Mejdanin, ish Presidentin e Republikes duke e permendur emrin e tij si kandidat te mundshem per Kryeminister te nje Qeverie te mundshme Teknike.

Rithirrja e ish Presidentit Mejdani, eshte rithirrje e historise se dikurshme te nje Partie Socialiste te idealeve dhe sakrificave.

Kjo deshmoi nje deshire te forte te Ilir Metes per ta vazhduar bashkepunimin e tij me PS dhe socialistet.

Menjehere pas permendjes se Rexhep Mejdanit si Kandidat per Kryeminister ne nje Qeveri te mundshme teknike, i gjithe agjipropi i Edi Rames dhe Rilindjes u turr ne nje sulm te paprecedente denigrues ndaj personalitetit dhe familjes se ish Presidentit.

Diten e sotme, edhe nje tjeter emer eshte hedhur ne tryezen e punes.

Burimet konfidenciale flasin per nje takim qe ka ndodhur mbreme ne Hotel Maestral ne Budva te Malit te Zi mes Fatos Nanos dhe nje personazhi te njohur ne te cilin i eshte bere propozimi Liderit Historik te Socialisteve qe te mare ne konsiderate mundesine e propozimit te tij si kandidat per Kryeminister ne muajin shtator.

Nese Fatos Nano do te propozohet per Kryeminister, Qeveria e tij nuk do te quhet Qeveri Teknike.

Duke qene se Fatos Nano mund te mare pelqimin si Kryemnister edhe nga Ilir Meta, edhe nga Shpetim Idrizi, edhe nga Lulzim Basha, por edhe nga nje numer deputetesh socialiste, Qeveria e tij do te quhet Qeveria e te Urteve ose Qeveria per Shqiperine Europiane.

received_10153603563041619

Nje Qeveri e re ne muajin shtator me Kryeminister Fatos Nanon, do te pergatiste dhe garantonte zgjedhje te lira dhe te ndershme, si edhe do te plotesosnte disa kushte baze qe Shqiperia te mare ftesen per hapjen e Negociatave me BE, ne muajin dhjetor. /Newsetika.al

Share: