Home KRYESORE KLOSI: NËSE DREJTËSIA MERRET ME TË SHKUARËN? BERISHA KA GJËRA PËR T’U...

KLOSI: NËSE DREJTËSIA MERRET ME TË SHKUARËN? BERISHA KA GJËRA PËR T’U TREMBUR

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, thotë se Sali Berisha ka shumë gjëra për t’u trembur nga Reforma në Drejtësi.

Klosi pohon se ndonëse Berisha është treguar i kujdesshëm, duke shmangur përgjegjësinë individuale dhe duke u fshehur pas vendimeve kolegjiale, dhe sipas ish shefit te Sherbimit, ai duhet të jetë subjekt i drejtësisë së re.

Fatos Klosi përmend tre ngjarje të rënda, të cilat sipas tij, e veshin me përgjegjësi Sali Berishën, duke iu referua 21 Janarit, Gërdecit dhe Rrugës së Kombit.

“Reforma është mjet i luftës politike për opozitën. Nëse është ashtu siç thuhet, që drejtësia do të merret edhe me të shkuarën, Sali Berisha ka shumë gjëra për t’u trembur. Berisha ka qenë i mençur, pasi ka tentuar të evitojë përgjegjësinë personale, por edhe vendimet kolektive, kur janë qartazi akte korruptive, drejtësia duhet t’i rishikojë. Por, nëse u referohemi gjëmave të Berishës, 21 Janari është një ngjarje shumë e fortë që e vesh Berishën me përgjegjësi. Rruga e Kombit dhe Gërdeci, po ashtu. Rruga e Kombit është një aferë, e cila akoma ka mbetur pezull, akoma nuk ka mbaruar, akoma diskutohen shumë para për të. Edhe koncesioni do të harxhojë paratë e shqiptarëve. Pse? Sepse askush nuk e merr përsipër atë rrugë, sepse nuk pati një studim për aspektin ekonomik të saj. Menduan për të bërë tenderat dhe për të fituar, të tjerat ishin broçkulla. Edhe Gërdeci është shumë i rëndë. Ka kaluar shumë thjeshtë. Gërdeci lidhet edhe me çështjen Trebicka. Pra, nëse do të vendoset vërtetë drejtësi, nuk e di nëse do të jetë, por unë them se Berisha duhet të jetë subjekt i drejtësisë së re”, ka thene ish shefi i Sherbimit Klosi per “Shqiptarja.com”.

DHe ketu, ish shefi i Sherbimit duket qarte qe flet si i MajtE dhe anti Berishe e kete e demostron me subjektivizem ne opinionet e tij kur pyetet për koalicionin qeverisës, dhe thotë se nuk sheh asnjë arsye që koalicioni të prishet. Madje, ai fton Ramën dhe Metën për një rikonfirmim të aleancën në 2017, për të garantuar një mandat të dytë qeverisës!

Share: