Home KRYESORE Ministria turke e arsimit urdhëron mbledhjen dhe djegien e 672 tituj librash...

Ministria turke e arsimit urdhëron mbledhjen dhe djegien e 672 tituj librash e revistash!

672 tituj librash dhe revistash të cilat gjenden në 29,629 bibliotekat në Turqi do të mblidhen dhe më pas do të asgjësohen duke u djegur.

Ky është urdhëri i Ministrisë së Arsimit të Turqisë pas vendimit për mbylljen e Shtëpive Botuese, të cilat dyshohen nga autoritet turke se kanë lidhje me klerikun mysliman, Fethullah Gylen.

Urdhëri i është dërguar Bibliotekës Kombëtare në Ankara, 1,121 bibliotekave popullore, 559 bibliotekave universitare dhe 27,948 bibliotekave tjera, ndërsa mes tjerash kërkohet të mblidhen edhe revistat për fëmijë si Revista për fëmijë Biçikleta, Gonxha, etj, shkruan gazeta opozitare turke Sozcu.

Urdhëri përfshin të gjitha publikimet e stëpive botuese të ndaluara dhe mbyllura pas tentimit të grusht-shtetit në Turqi një muaj më parë.

Urdhëri i ministrisë së arsimit ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Penale të Bakirkoy në Turqi e cila ka vendosur mbylljen e dhjetëra shtëpive botuese dhe ka ndaluar të gjitha publikimet e bëra ndër vite të këtyre shtëpive botuese me arsyetimin se në këto 672 libra e revista bëhet “propagandë organizate terroriste”./albeu

Burimi: http://www.sozcu.com.tr/2016/egitim/milli-egitimden-toplayin-emri-1353104/

Share: