Home KRYESORE Gazetari Flamur Vezaj ironizon deklaratën e Policisë

Gazetari Flamur Vezaj ironizon deklaratën e Policisë

Gazetari Kronikës ne ABC News, Flamur Vezaj ka ironizuar ne rrejtet socale me deklaratën më të fundi të Policisë së Shtetit e cila thekson se Kryepolici Haki Çako ka takuar oficerë ndërkombëtarë të atashuar në vendin tonë.

“… Për t’u theksuar është fakti se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me cannabis, duke dhënë një dëshmi të pakundërshtueshme në lidhje me ndërhyrjet e Policisë së Shtetit në terren” – Policia shtetit! ” thuhet ne komunikaten e shtypit

Lidhur me këtë deklarate gazetari, Vezaj ironizon si më poshtë:

“Aman te keqen se mos ju kap syri keq ?

Keto jane edhe qesharake edhe te fyejne intelegjencen. Ore po pse kaq te trash ju dukemi qe te besojme kete. Se eshte TURP te genjeni kaq hapur. Ai avion nuk ngrihet fare se ka “probleme administrative”.

Pastaj, parcelat nuk jane korr akoma nga kultivuesit e hic me pak nga policia ??

#policia_qe_sduam#”, shkruan Vezaj në faqen e tij FB

Share: