Home KRYESORE Lufta me armë në Sauk, u zunë për tavolinat në zonën VIP...

Lufta me armë në Sauk, u zunë për tavolinat në zonën VIP të një lokali

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur banorët në Sauk, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri, në hyrje të “Arena Culb” në Sauk, ku kishin kaluar mbrëmjen. Mësohet se sherri ka nisur fillimisht brenda clubit, dhe më pas ka vijuar jashtë, ku të rinjtë kanë përdorur edhe armët.

Shkak për sherrin mes dy grupeve, që kishin rivalitet mes tyre, është bërë prenotimi i tavolinave në zonën VIP të lokalit të natës. Mësohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, në drejtim të njëri –tjetrit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy truproje të lokalit, P. G dhe E. D, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Share: