Home KRYESORE Ndërron jetë ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça

Ndërron jetë ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçares ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Ai drejtoi Komunitetin Mysliman për një periudhë 10-vjeçare, prej vitit 2004 deri në 2014. Muça ishte zgjedhur dhe kryetar nderi i KMSH.

KUSH ISHTE SELIM MUÇA

Haxhi Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Babai i tij ka qenë Imam deri në momentin e ndërrimit jetë në fshatin e lindjes. Me fillimin e proceseve demokratike, ai u angazhua totalisht në shërbim të Islamit dhe ringritjen e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Haxhi Selim Muça gjatë detyrës së tij si kryetar i KMSH-së, ka qenë një vizion i ri për Islamin shqiptar. Ai u bë lideri i dytë i myslimanëve shqiptarë në periudhën e demokracisë, duke zëvendësuar në këtë post Haxhi Hafiz Sabri Koçin.

Share: