Home KRYESORE Shpetim Idrizi: Min. Jashtme greke bën si “i fortë i lagjes”

Shpetim Idrizi: Min. Jashtme greke bën si “i fortë i lagjes”

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila e quan të papranueshme deklaratën e komisionerit Hahn për çështjen çame, Shpetim Idrizi në profilin e tij në FB shkruan se reagimi i MJ greke ngjan si një përgjigje e të fortit të lagjes që nuk i shkon një vendi anëtar i BE.

Ja statusi i plote i Shpetim Idrizit:

“Keqardhje e madhe për një vend të BE-së, e vendin e Aristotelit. Reagimi i MJ greke më ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme e groteske. I keqardhur për Qeverinë e sotme greke që me detyron të them që është njësuar e mbron krimet e bandave vrastare të Napolon Zervës. E ftoj Qeverinë greke të distancohet nga krimet kundër njerëzimit e kompleksi i Makbethit.

Çështja çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistoj qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë.

Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës Çamëria se integrimi evropian i Shqipërisë dhe zgjidhja e çështjes çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë çështja çame është çështje të drejtash evropiane. PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së çështjes çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Evropian”

Share: