Home KRYESORE Ben Blushi: Më shkruani! Çfarë do të donit nga një organizatë politike?

Ben Blushi: Më shkruani! Çfarë do të donit nga një organizatë politike?

Duket se Ben Blushi nuk po nxitohet për partinë e re që do të krijojë. Përveç takimeve të përditshme në në të gjithë vendin, ka vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi komunikimi me qytetarët.

Nga profili i tij në Facebook, Blushi shpjeguar disa nga konceptet që ka për partinë që po krijon. “Deri më sot kemi patur parti, por nuk kemi patur platforma lirie. Kemi patur lëvizje, por nuk kemi patur zhvillim. Kemi patur mendim, por nuk kemi patur ide. Kemi patur pluralizëm, por nuk kemi patur demokraci.

Ne, një grup shqiptarësh të lirë, kemi vendosur të krijojmë diçka që nuk e kemi patur. Një projekt politik njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje” shkruan Blushi ndërsa kërkon mendimin e gjithësecilit që ka një ide për të dhënë.

Share: