Home KRYESORE Majko: PD t’i kërkojë falje tropojanëve per HEC-et në Valbonë

Majko: PD t’i kërkojë falje tropojanëve per HEC-et në Valbonë

Ish-kryeministri Pandeli Majko i ka kërkuar opozitës sot në Kuvend të kërkojnë falje për konçensionet që kanë dhënë në Valbonë për ndërtimin e HEC-eve.

Majko tha se ishte i gatshëm t`iu besonte te tërhiqenishin nga ligji i plehrave nëse dilnin ne parlament dhe iu thoni tropojanëve që tërhiqemi nga hidrocentralet e Valbonës dhe, sipas Majkos, keshtu në fund të mbani erë pushtet.

Prej ditësh ka nisur një reagim i banorëve dhe shoqërisë civile kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, një prej zonave më të bukura në vend. Lejet janë dhënë nga qeveria “Berisha”, ndërsa qeveria “Rama” justifikohet me faktin se nuk i prish dot kontratat pasi krijon një kosto të madhe për buxhetin e shtetit!

Share: