Home KRYESORE Majlinda Bregu i përgjigjet “ndezjes” se rrjeteve sociale me Strasburgun

Majlinda Bregu i përgjigjet “ndezjes” se rrjeteve sociale me Strasburgun

Nga Majlinda Bregu

Shoh qe ka filluar nje “ndezje” neper Facebook, per nje iniciative qe kam depozituar vjet per te mos lejuar MEDIAT ONLINE te publikojne komente fyese pas lajmeve qe botojne. “Ndezja” vjen pasi iniciativa eshte ne Programin e Punes se Kuvendit.

Per te gjithe ” te tronditurit”!

Ka qene aty prej nje viti e gjysem! Nuk ka dale kurre nga Programi, sepse ne vendosem se bashku me komisionin e ligjeve qe te prisnim vendimin e Gjykates se Strasburgut nese: Fshirja e komenteve te MEDIAVE ONLINE , perseris MEDIAVE JO LLOGARIVE te FB , eshte shkelje e lirise se shprehjes apo jo!

Ne Korrik 2015, Dhoma e Madhe e Gjykates se Strasburgut ka vendosur se fshirja e komenteve anonime qe cenojne, fyejne, kercenojne, denigrojne te tjere, NUK prek dhe as cenon lirine e shprehjes, si dhe portalet e Mediave Online jane te detyruara t’e mos lejojne ose fshijne publikimin e tyre.

Qe do te thote:

Nese dikush ndjehet i cenuar dhe do te padise ne Gjykate nje Media Online qe lejon botimin e felliqesirave nga individe anonime si komente mbi lajmin, (duke e nisur sharjen nga femija foshnje i personit deri tek gjyshi i vdekur), Gjykata Shqiptare i referohet per baze ligjore ne marrjen e vendimit ,Gjykates se Strasburgut.
Mediat me serioze ne bote e kane ndaluar ose ju kerkojne te regjistrohen komentuesve dhe vendosin filtra per gjuhen e urrejtjes dhe fyerjet.

Pra,per kedo qe mendon se mospublikimi i sharje/ kercenim/ mallkim komenteve, cenon lirine e fjales e te medias ne Shqiperi; kushdo eshte “ndezur” sot dhe nga kushdo te jete “ndezur” e per cilen do arsye ” te jete ndezur”, le te protestoje ndaj Gjykates e Strasburgut se “po cenon lirine e shprehjes ne Shqiperi”!

Une isha ne bindjen time ne te njejten linje me te! Kaq!

Share: