Home KRYESORE “Shpresë për Shqipërinë”

“Shpresë për Shqipërinë”

Nga Era Cela
Ditët e fundit “Shpresë për Shqipërinë” që është një nisme humanitare qe ka si synim sensibilizimin e njerezve i është bashkuar dhe Juristja e njohur Eni Cobani e cila është vleresuar me “Certifikatë Mirënjohje” nga Producenti i këtij eventi z, Gentian Demaj me motivacionin “Për kontributin e dhënë gjatë koncertit humanitar në 8 maj të vitit 2016”, datë kjo që përkon me ditën botërore të fëmijëve të prekur nga talasemia .
Ky event tashmë pritet të marri përmasa të mëdha pasi këtë vit do të trokasi në 12 Qarqet e Shqipërisë duke u kthyer në një eveniment madhështor dhe kjo falë punës së palodhur të këngëtarit, dhe producentit të mirënjohur Gentian Demaj .
Edhe për këtë vit konfirmimi për pjesëmarrje vjenë nga shumë artistë por ajo që e ka konfirmuar zyrtarisht është Juristja e njohur Eni Cobani të cilën e shikojme cdo të djele në programin e saj “Shihemi në gjyq” e cila ndihet mire ne kete projekt dhe është shume pozitivisht shprehur në rrjetet sociale: Me Gentin, djalin me zemër të bardhë dhe shpirtmirë që mendon gjithmonë për vepra të mira dhe humanitare.
“Genti dhe kushdo tjetër që mendon si të jap nga vetja dhe të ndihmojmë shqiptarët Enin do ta kenë gjithmonë në krah si mbështetje të tyre.” – shkruan juristja e njohur.
Share: