Home KRYESORE Lufta ndaj Drogës, Rama kërkon të bind ambasadorët

Lufta ndaj Drogës, Rama kërkon të bind ambasadorët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së mërkurës trupin diplomatik ne sallën e hartave, për të diskutuar me ta luftën e qeverisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Gjatë këtij takimi ku do te jene te pranishëm te gjithë ministrat, kreu i ekzekutivit do t’u shpjegojë diplomateve hapat e ndërmarre nga ministria e brendshme dhe institucionet e tjera ligj-zbatuese, në funksion të asgjësimit të drogës, raporton vizion plus.

Ky takim i rëndësishëm vjen në prag të publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ku do të bëhet e qartë dhënia ose jo e rekomandimit për çeljen e negociatave.

Për situatën e narkotrafikut, zyrtarë të KE-së janë shprehur se ndjekin me shqetësim zhvillimet ne Shqipëri. Takimi i thirrur nga shefi i ekzekutivit shqiptar, vjen në një kohë kur opozita prej kohësh ka ndërmarrë një valë akuzash të forta në adresë të vetë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, duke i bërë ata përgjegjës për kultivimin qe sipas saj eshte shndërruar ne fenomen masiv.

Në deklaratat e shpeshta demokratet kane ngritur akuza për përfshirje madje edhe të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit ne kultivimin dhe trafikimin e kanabis satives. Por, një qëndrim krejt ndryshe ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka folur për histori suksesi në luftën e policisë në përballjen me krimin, trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. ndërkohë që opozitën e ka konsideruar si mjerane dhe mbrojtëse e aferave që deri dje ka përfituar në vetë të parë./360grade.al

Share: