Home KRYESORE Takimi me Merkel/Presidenti gjerman: Zgjerimi i BE duhet të ndërpritet!

Takimi me Merkel/Presidenti gjerman: Zgjerimi i BE duhet të ndërpritet!

Tjëtër sinjal i keq nga Gjermania në prag të takimit Merkel- Rama. Dhe këtë herë ai nuk vjen nga një deputet i thjeshtë por nga vetë kreu i shtetit gjerman. Integrimi i vendeve evropiane në kuadër të BE-së duhet të pezullohet, ka thënë presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, në një intervistë për “Die welt”.

Ai tha se pauza është e nevojshme për të qartësuar qëllimet dhe planin e veprimeve të mëtejshme.

“Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë. Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë”, tha Gauck.

Presidenti gjerman tha se nuk është e lehtë për shumë njerëz që të jetojnë në Evropën e bashkuar dhe botën e globalizuar”. Jo të gjithë e ndjejnë veten si qytetarë të botës. Njerëzit kanë nevojë për shtëpi, Atdhe. Ata duan të ndjehen se i përkasin diçkaje”, tha ai.

Gauck tha se para së gjithash është e nevojshme për të bindur popullin e shteteve të BE-së se Evropa e bashkuar qëndron fort mbi lirinë, demokracinë, paqen dhe vlerat e sundimit të ligjit.

Më 6 qershor Gauck njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë. Ai tha se arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë ishte për shkak të moshës së tij (më 24 janar ai do të festojë ditëlindjen e tij të 76). Ai tha se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij derisa mandati presidencial i skadon më 17 mars 2017/lapsi.al

Share: