Home KRYESORE Valbona Selimllari e ka orën biologjike te stopuar. Nuk e keni parë...

Valbona Selimllari e ka orën biologjike te stopuar. Nuk e keni parë ndonjëherë kështu (Fotot)

Ish-missi Valbona Selimllari ka suprizuar fansat e saj. E veshur me disa fustane nusërie të bardhë ajo ka shkëlqyer para ndjekësve të saj të Instagram.

Në fotot e publikuara Valbona Selimllari shfaqet si një nuse përrallore por këto foto kanë ngritur shumë dyshime. Të gjithë kanë menduar se ajo mund të shkojë së shpejti drejt altarit.

Ne fakt, duhet thene qe për shkak të bukurisë së saj femërore, Valbona Selimllari është përzgjedhur imazhi i sallonit të bukurisë “Lili Spoza” për vitin 2017.

Edhe pse është në të 40-at për Valbona Selimllarin vitet janë ndalur, ajo shkëlqen në këtë set fotografik si një 20-vjeçare dhe qartazi ora e saj bilogjike ka ndalur duke sfiduar edhe ligjet e natyres!

Bukuria e saj të lë pa mend. Ajo shkëlqen kudo, në çdo dalje publike, jo vetëm për bukurinë e saj por edhe për dashamirësinë, humanizmin dhe komunikimin e ngrohtë që jep për publikun

Share: