Home KRYESORE Ylli Manjani pergenjeshtron udhetimin me Balilin ne Dubai

Ylli Manjani pergenjeshtron udhetimin me Balilin ne Dubai

Nga Ylli Manjani

Sipas disa analistëve portalistë dhe jo vetëm, paskam qenë në Dubai dhe me Klement Balilin.

Për të gjithë ju që keni interes, në Dubai skam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person skam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!

Shpifja nuk ndihmon askënd! Mbetem përkrahës i fjalës së lirë edhe kur kjo është shpifje!

Por me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vemendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër!

Mirupafshim deri në udhëtimin tjetër imagjinar..!

Share: