Home KRYESORE Të dënuarit ne burgje kanë telefonuar zyrtarë të lartë!

Të dënuarit ne burgje kanë telefonuar zyrtarë të lartë!

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një e-maili ku tregohet urdhri i drejtorit të burgjeve për të monitoruar telefonatat në burgje nga të dënuarit që shqetësojnë ministrat me thirrjet e tyre.

Drejtoria e Burgjeve konfirmon ekzistencën e urdhrit për monitorimin e telefonatave duke theksuar se kjo është në përputhje me rregullat.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Burgjet theksojnë se të dënuarit kanë telefonuar edhe zyrtarë të tjerë, krahas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

“E konfirmojmë ekzistencën e këtij emaili shpërndarë nga zyra e Informacionit e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve me dt 27.01.2017. Ky urdher verbal i drejtorit te pergjithshem transmetuar me fonogram per te gjitha IEVP eshte teresisht ligjor dhe konform rregullores per arsye se ne shume raste eshte shkelur procedura standarde e regjistrimit te numrave te telefonit qe do te telefonojne personat qe vuajne denimin.

Kjo neglizhence dhe shkelje proceduriale nga ana e disa prej punonjesve te policise se burgjeve ka sjelle per pasoje qe ne shume raste persona te denuar kane telefonuar zyrtare te larte publik duke i sjelle shqetesim.

Në listen e zyrtareve te telefonuar nga kartofonat e IEVP theksojme se ka patur telefonata ne drejtim te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, ministrit te Drejtesise si dhe ndaj nje numri tjeter zyrtaresh te larte.

Për këto arsye, drejtoria e përgjithshme e burgjeve ne date 27 janar 2017 nepermjet ketij urdheri te shperndare i ka rikujtuar punonjesve te policise se burgjeve te kryejne detyren me seriozitet per te mos patur ne te ardhmen telefonata te tilla karshi zyrtareve publik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me përgjegjësi ju bën me dije se cdo urdher verbal apo me shkrim eshte teresisht sipas akteve qe normojne sigurine e sistemit dhe ky njoftim I shperndare nuk shkel ne asnje rast te drejtat e te denuarve.

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ju ben me dije se ne cdo rast eshte e hapur per cdo media dhe individ ne dhenien e informacionit”.

Share: