Home KRYESORE Luciano Boci denoncon perdorimin e mesuesve ne fushate elektorale

Luciano Boci denoncon perdorimin e mesuesve ne fushate elektorale

Nga Luciano Boci

Ky është lajmërimi për nesër, ku mësuesit rreshtohen “me lezet” me detyrim paraqitje (përjashtohen vetëm ato që kanë provimin kualifikimit) në mitingun politik të rradhës.

Madje duhet të paraqiten 30 min para, që t’i bëhet apeli!

Në media këtë maskaradë do e paraqesin si lumturinë kolektive që ka kapur mësuesit nga efekti “reformë”.

Vetë mësuesit e shkretë, në ditë pushimi, do t’i duhet të dëgjojnë pallavrat e Linditës e Ramës për “sukseset” e “reformës” që ka vdekur arsimin shqiptar:

– Terrorizoi mësuesit
– I përqeshi e i talli në pafundësi ato
– I mashtroi në vazhdimësi për katër vite rresht
– Shkëputi lidhjet e tyre me nxënësit e prindërit
– Bëri çorap maturantët me një proces kaotik pranimesh në

Universitet

– Rrënoi Universitetet publike
– Privoi të rinjtë nga arsimi i lartë
– Përqeshi me rritje page pedagogët
– Stopoi kërkimin shkencor

Në fund do durojnë të marrin një pozë për foto duke….buzëqeshur!

Share: