Home KRYESORE E hoqën nga listat, Lad Kosta: PS të zgjedhë Kryeministër Erion Braccen

E hoqën nga listat, Lad Kosta: PS të zgjedhë Kryeministër Erion Braccen

Emri i tij nuk ka qenë në listat e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme, ndoshta edhe për vetë faktin se prej kohësh ai ka qenë kundër qëndrimeve të Edi Ramës. Edhe këtë radhë deputeti Vladimir Kosta nuk zhgënjen në qëndrimin e tij. Në një status të publikuar në faqen e FB, Kosta shprehet se “pasi u hoqën deputetët e ndershëm janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve”. Në emër të Shqipëtarëvë , të marë fund kjo krizë, partia socialiste të zgjedhë Erion Braçen Kryeministër”.

Statusi i plotë

Vuajtjet e shumicës, pasurojnë hajdutët në pakicë!

Pasi u hoqën deputetët e ndershëm janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve.

Sigurisht çdo gjë po bëhet gjasme në emër të idealeve dhe partisë.

Edhe mashtruesit paskan “parime”, po grabisin në emër të Shqipërisë që ATA duan.

Në emër të Shqipëtarëvë , të marë fund kjo krizë, partia socialiste të zgjedhë Erion Braçen Kryeministër.

statusi

Share: