Home KRYESORE Basha vazhdon me ftesat ndaj Ramës: Më kthe një përgjigje o burrë...

Basha vazhdon me ftesat ndaj Ramës: Më kthe një përgjigje o burrë i dheut.

Edhe nga qyteti i Vlorës, ku hapi fushatën e Partisë Demokratike dhe prezantoi kandidatët për deputetë, Lulzim Basha e sfidoi kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar rishtazi përballjen në një debat televiziv.

Duke qënë se Rama është deputet në Vlorë, Basha e pa të udhës ta ftojë në një debat në sheshin e Flamurit, duke i thënë të mos ketë frikë.

Edhe sot merrej me çdo gjë, qen, mace, yje, shkëmbinj, Gridën, Saliun, ekipin tonë fitues që e ka merak të veçante sepse e ka frikë ekipin e Lulëzim Bashës që do e mposhtë. Me një gjë nuk merret dot, me pyetjet më të rëndësishme që shqiptaret kanë për Edi Ramën. Ku janë 300 mijë vendet e punës, çmimet e ulura dhe rrogat e ngritura? Si ju edhe unë nuk mund ta lëmë Edi Ramën të ikë pa berë bilancin e katër viteve. Ka pesë ditë që e ftoj në debat dhe nuk më kthen përgjigje. E përseris kërkesën për debat dhe meqë je deputet i parë në Vlorë, eja debatojmë këtu. Debati është praktikë demokratike. Mos ki frikë, më kthe një përgjigje mo burrë”,- u shpreh Basha.

Sipas tij, “Republika e Re ka zbritur këtu në Sheshin e flamurit me vullnetin e bashkuar të vlonjatëve të majtë e të djathtë në bashkimin më të madh opozitar në 27 vjet. Ky sukses është i imi dhe i vlonjatëve që sot janë pjesë e ekipit tim fitues. Edi Rama thotë se ekonomia është rritur, por shqiptarët nuk e kuptojnë. Edi Rama po thotë të vërtetën por jo atë të shqiptarëve të thjeshtë. Ai po flet në emër të një grushti politikanësh dhe oligarkësh që kane 10-fishuar pasurinë e tyre. Flet për Eskobarin me shokë. Për kriminelët që i bëri deputetë. Për ata që i bëri kryetarë bashkishë. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve të thjeshtë sepse ju nuk jeni koncesionarë dhe oligarkë. Ndaj, në 25 qershor vlonjatët do të marrin Vlorën në dorë”,- shtoi Basha.

Share: