Home KRYESORE Karabina kallëzon në prokurori drejtorin e ministrisë

Karabina kallëzon në prokurori drejtorin e ministrisë

Duket se zazhdojnë pezullimet dhe kallëzimet nga ministrat teknikë gje qe ka sjelle edhe nje perplasje midis dy komponenteve qeverises PS dhe PD.

Kështu Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka kallëzuar në prokurori Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie, Alqi Kushi.

“Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kallëzimi Penal me Nr. 8012, datë 14.06.2017 për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie”.

Sipas MAS kallëzimi është bërë për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të kryera nga ana e Z. Kushi, në lidhje me moskryerjen dhe mospërmbushjen e detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, të cilat kanë sjellë pengimin e punës në këtë institucion në periudhën e proceseve të rëndësishme sipas kalanderit të MAS.

Share: