Home KRYESORE Vettingu-Ditët e fundit para “furtunës” mbi gjyqtarët

Vettingu-Ditët e fundit para “furtunës” mbi gjyqtarët

Kushtetuta është treguar e drunjtë dhe shume e detajuar per sa i përket procesit që do të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët.

Në ligjin e miratuar një vit më parë në Kuvend në një seancë të jashtëzakonshme, drejtuar asokohe nga Ilir Meta është vendosur që procesi i vlerësimit të subjekteve të rivlerësimit te kryhet nga Komisioni, Kolegji i Apelimit, komisionerët publikë, në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë.

Kolegji i Apelimit është paneli më i rëndësishëm i “Vettingut”. Ai do të shqyrtoje ankimet që do të kenë gjyqtarët apo prokurorët të cilëve do t’u verifikohet pasuria, jeta profesionale dhe lidhjet e mundshme me botën e krimit.

Anëtarët e Kolegjit të Apelimit do të kenë mandat 9-vjeçar, aq sa c’kanë aktualisht edhe anëtarët e Gjykatës se Lartë.

E drejta e veprimit e Kolegjit te Apelimit në përputhje me Kushtetutën, ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe legjislacionit që rregullon çështjet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ka juridiksion të shqyrtojë gjithashtu edhe shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kolegji per te cilin kandidojne disa nga emrat e spikatur te gjyqesorit shqiptar si Ina Rama, Shpresa Beçaj apo edhe Rezarta Schuetz e kualifikuar me votim nga komisioni I pare Ad-HOC, do te shqyrtojnë edhe ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë./360grade.al/

679de302 7514 4d15 abb0 7e224156dfa0

fa86b178 547a 4647 9a54 b188be865a50

Share: