Home KRYESORE Zbulohet video/ Si e mashtroi Lul Berisha, Blushin

Zbulohet video/ Si e mashtroi Lul Berisha, Blushin

Ben Blushi ishte duke ecur në bulevardin kryesor të Durrësit sot, për t’u takuar me qytetarët, pa e ditur se do të binte pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtarët e tij. Dy persona, që iu prezantuan si dashamirës të LIBRA-s iu afruan për ta uruar dhe për të tërhequr një fletëpalosje.

Ben Blushi i mirëpret. Pa e ditur se kishte përballë Lul Berishën, të dënuarin për 5 vrasje, që mbante edhe një palë syze. Në parlament kishte folur disa herë për ish kreun e bandës së Durrësit dhe për lidhjet e tij politike. Shtrëngon duart me ta. I jep fletëpalosjen dhe nis të flasë. Në videon e siguruar nga Lapsi.al, shfaqet momenti kur Blushi takohet me personin që shoqëronte Lul Berishën. Ndërsa ata flisnin, Lul Berisha ndërhyn nga pas krahëve.

“Po kush nuk e njeh LIBRA-n mor burr?”

Blushi kthen kokën nga ai. Nuk e njeh. E përshëndet dhe shtrëngon duart.

“Hajde pra! Një fotografi!”, i propozon miku i Lul Berishës. Blushi pranon me kënaqësi, ndërsa pyet stafin: “Ku do t’i gjejnë fotot?”

“Te faqja e LIBRA-s, LIBRA.al”, përgjigjet vajza aty pranë.

Pikërisht ky moment, nxjerr zbuluar organizatorët e kurthit. Shikoni me kujdes foton më lart, që u publikua në mediat pranë Edi Ramës. Eshtë bërë nga një person tjetër, jo nga fotografja e LIBRA-s, që duket në pamje. Pra takimi me Blushin nuk ishte rastësi. Lul Berisha ishte përgatitur për takimin dhe kishte porositur dikë tjetër t’i bënte fotografinë, që më pas u shpërnda nga mediat pranë qeverisë. “Futu te LIBRA.al dhe merrni fotot”, porositi Blushi në fund Lul Berishën, ndërsa e falenderon dhe largohet. Shikoni videon më poshtë./lapsi.al

Video:
Share: