Home KRYESORE Publikohet lista e plotë me kuotat në Universitetet publike dhe private

Publikohet lista e plotë me kuotat në Universitetet publike dhe private

Ka më shumë kuota se sa studentë që kanë aplikuar. Kështu eshte shprehur zv.ministri i Arsimit Gert Janaqi në një konference për shtyp diten e djeshme.

Sipas tij janë 32 268 kuota të miratuara për në universitete, ndërkohë që kanë aplikuar 25 822 studentë. 22 897 kuota janë në Universitetet publike, ndërkohë që 9371 janë në universitetet private.

Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme. Rezultatet e provimeve të maturës shtetërore. Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme. Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore. Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM. Nr 346 datë 19.4.2017. Indekset e profileve të shkollave të mesme”- u shpreh Gert Janaqi.

Fituesit në Universitete pritet të shpallen në datat 28 ose 29 gusht, por kjo do të jetë faza e parë, ndërkohë që do të ketë disa minifaza të tjera, deri në plotësimin e të gjitha kuotave.

Maturantët duhet kontrollojnë online cdo ditë pas shpalljes së fituesve, nëse janë fitues ose jo.

Share: