Home KRYESORE Kosova dhe Shqipëria dekretojnë qeveritë e reja në Kuvend

Kosova dhe Shqipëria dekretojnë qeveritë e reja në Kuvend

Rastesia e do qe po ashtu si qeveria në Shqipëri që pritet të dekretohet ditën e sotme rreth orës 10:00, edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar pasditen e sotme seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se seanca do të mbahet në orën 16:00.

“Është seancë e jashtëzakonshme, do të jetë zgjedhja e qeverisë së re të Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë, kemi shumë punë. Qeveria e ardhshme ka shumë punë Kosova do të vazhdojë orientimin e vet euroatlantik”, – ka thënë Veseli.

I mandatuari për kryeministër Ramush Haradinaj, pritet që të prezantojë para Kuvendit të Kosovës Qeverinë e re, e cila duhet t’i marrë të paktën 61 vota të deputetëve për tu zgjedhur.

Koalicioni i ri përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e re si dhe pakicat serbe dhe ato joserbe.

Ndersa Shqiperia qe e ka te sigurte dekretimin dhe votimin e qeverise se re per shkak te votave ekstrafagante qe ka ne Kuvend, duket se jashte istitucioneve do te kete probleme me mandatimin e politikaneve te cilet kane patur lidhje te drejteperdrejta me ish rregjimin komunist. Si Opozita ashtu edhe organizmi te tjera tradicionale te se djathtes kane premtuar protesta

Share: