Home KRYESORE Kur shoh dhune ndaj nxenesve pyes veten: Do jem valle një mësuese...

Kur shoh dhune ndaj nxenesve pyes veten: Do jem valle një mësuese e mire ?!

Nga Xhehuzela Xh. Krrashi

Duke marr shkas nga ajo cka u publikua mbremjen e kaluar ne emisionin fiks fare, kuptuam qe dhuna ne shkolla ka edhe nje dimension tjeter ate qe mesuesi dhunon nxenesin… une sot nje studente dhe neser nje mesuese e perkushtuar ne detyren time gjej rastin te ngre zerin per dhunen qe ushtrohet sistemakisht neper shkollat e vendit tone ndaj femijeve.

Te rrenqethet mishi kur shikon se si nje mesuese moster godet dhe ofendon me fjalet me banale nje femije te mitur. Nje dhune psikologjike e cila arrin te demtuarit e ndjenjes se dinjitetit, duke lene shume pasoja te renda si agresioni, mosbesimi ne vetvete, e deri ne depresion apo vetevrasje. Kete pasoje te madhe e kam hasur edhe une ne nje kohe kur akoma nuk kisha formuar personalitetin tim, ishte fillimi i studimeve te mia per degen gazetari ku cdo sekond, minute dhe ore mendoja per shkrimet dhe reportazhet qe do beja ne te ardhmen.

U perballa me nje profesoreshe e cila ne thelbin e te mesuarit kishte dhunen psikologjike, qe e transmetonte cdo ore mesimi. Une duke patur nje emer te gjate prej tete germave dhe te veshtire ne te shqiptuar, ofendohesha cdo dite nga ajo profesoresh, duke bere emrin tim objekt diskutimi dhe qesharak nga paaftësia qe kishte per ta artikuluar.

Oreve te seminarit dora ime e ngritur siper banges per te kerkuar te drejten e fjales per te folur mbi mesimin nuk i bente pershtypje. Detyrat dhe aktivizimi im gjate gjithe oreve te mesimit per te ishin nje humbje kohe te me degjonte apo te kontrollonte detyrat e mia.! Kjo gje pati tejet ndikim negativ si ne procesin e te mesuarit ashtu edhe ne nivelin emocional. U mbylla ne vetvete, humba deshiren per te studiuar, me shkaterroi si nxenese qe me kishte duke me trajtuar si nje objekt vend zenes. U bene plot kater vite dhe akoma nuk jam sheruar nga ajo semundje.

Me vjen turp te them qe shembull per mua jane mesuesit shqiptare, pasi mesazhi qe ato po percjellin dita dites tek ne eshte shume i shemtuar. Do kem nderin dhe privilegjin te gezoj statusin mesuese, ku kete status ne kete moment e gezojne vetem persona te cilet emerohen jo nga vetite por nga perkatesia partiake. E pyes veten shpesh nese do jem nje mesuese e mire dhe vertet per tu mar shembull sepse te jesh nje mesues i mire nuk do te thote vetem te prekesh pjesen pedagogjike por mesuesit e mire mbahen mend se kan prekur jeten e personalitetin tend.

Jane ata qe besojne te nxenesi dhe aftesite e tij duke ndikuar keshtu ne rritjen personale. Mesuesit e mire influencohen me dijen e tyre por mbi te gjitha me personalitetin qe kane. Te jesh mesues do te thot qe te besh cdo njeri, nxenes apo mesues koleg, te ndihet i rendesishem. Nuk eshte e lehte te jesh i tille, ndaj nuk jane te shumte mesuesit influencues ne vendin tone. Mesues i mire eshte ai qe eshte empatik dhe nuk sheh vetem ditet e keqija tek nxenesit e tij, prandaj mesues me shume tolerante. Pikaso thot se cdo femije eshte kreativ por problemi eshte te mbeten te tille kur rriten.

Ne vendin tone nuk mund t’i ruajme femijet kreative pasi nuk kemi mesues kreativ. Emri mesues eshte nje emer hyjnor dhe te jesh mesues do te thote te jesh hero i gjalle universal edhe ne pamje edhe ne mendje, ne intiligjence edhe i guximshem, ku ngjall ndjenjen e lirise, rilind luftetarin e lirise ne zemren e nxenesit! Mesues i mire lind per pasionin por edhe behesh duke lexuar gjithcka, degjon dhe respekton kedo…!

 

Share: