Home KRYESORE PAMJE TE RENDA/ Makina del nga rruga, merr përpara këmbësorët

PAMJE TE RENDA/ Makina del nga rruga, merr përpara këmbësorët

Janë publikuar pamjet e rënda nga aksidenti i rëndë që u shënua sot në Bradashesh të Elbsanit me 1 viktimë dhe dy të tjerë të plagosur. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin fatal kur makina merr përpara në pak sekonda tre personat që ecnin në anë të rrugës.

“Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur në Bradashesh të Elbasanit rreth orës 09:45 të ditës së sotme. Një automjet tip Benz me ngjyrë të bardhë është futur në krah të kundërt në rrethrrotullim. Përpara i ka dalë një autobus dhe për të shmangur përplasjen me mjetin e madh, drejtuesi i Benzit, është detyruar të kapë korsinë tjetër të rrugës në të cilën janë duke kaluar tre persona”- shkruan personi që dërgoi pamjet tek “JOQ”.

Shoferi nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka marrë përpara tre kalimtarët. Një grua në mesomoshë ndërroi jetë në vend dhe dy të tjerë u plagosën.

Share: