Home KRYESORE Debati për LGBT/ Imami i Shkodrës del kundër ambasadorit amerikan

Debati për LGBT/ Imami i Shkodrës del kundër ambasadorit amerikan

Debatit në publik për fushatat sensibilizuese të LGBT nëpër gjimnazet e Tiranës, i është bashkuar edhe imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari. Ky i fundit është shprehur në xhami kundër martesave gay, duke theksuar se kjo gjë nuk duhet pranuar për asgjë në botë.

“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë,” tha imami në xhami.

Kujtojmë se po këtë të premte, ambasadori amerikan Donald Lu bëri thirrje për më tepër respekt dhe të drejta për komunitetin LGBT.

Share: