Home KRYESORE Debate në Komisionin e Medias, PD: Kryeredaktori i RD-së u dhunua nga...

Debate në Komisionin e Medias, PD: Kryeredaktori i RD-së u dhunua nga policia, Rama e Xhafa te pergjigjen

Mbledhja e komisionit të medias u zhvillua me debate mes mazhorancës dhe opozitës kur kryetarja Albana Vokshi ka kërkuar që Komisioni të firmosë një deklaratë që dënon dhunën ndaj kryeredaktorit të ‘Rilindjes Demokratike” në protestën e ditës së shtunë.

“Me urdhër të Ramës është mbyllur portali satirik kryeministri.com, pasi vinte në lojë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Do të kërkojmë seancë dëgjimore me drejtuesit e AKEP-it. Nuk mundet të censurohet, që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP-i ta mbyllë.

Një tjetër ngjarje e rëndë, në datë 26 kryeredaktori i ‘RD’ është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale. Plaga ka qenë e thellë, ka marrë 10 qepje në kokë. Kam hartuar një deklaratë për të firmosur, ju ftoj edhe ju, për lirinë e medias dhe shtypit.

‘Dhuna ndaj kryeredaktorit. Ne deputetët e këtij komisioni dënojmë me forcë dhunën ndaj kryeredaktorit të medias së parë të lirë në Shqipëri. Kasmi u godit nga policia. Mjekët nuk u trembën nga kërkesa për të manipuluar raportin mjekësor. Kërkojmë thirrjen me urgjencë në seancë të Kasmit, zbardhjen e kësaj ngjarje dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe Xhafës që të dënojnë dhunën”, – tha Albana Vokshi.

Share: