Home KRYESORE Vjen i nxehti afrikan, temperaturat sot e nesër deri 31 gradë

Vjen i nxehti afrikan, temperaturat sot e nesër deri 31 gradë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore te nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan e cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot me temperatura të larta.

E Hënë 28 Maj: Moti do të mbetet me kthjellime dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës ku do të pasohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 12/29C

Zonat e ulëta 19/32°C

Zonat bregdetare 20/30°C

Edhe dita e Martë 29 Maj, moti në Shqipëri do të mbetet me kthjellime dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës ku sërisht nuk do mungojnë rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara në zonat malore pjesërisht dhe në zonën qëndore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 12/28C

Zonat e ulëta 19/31°C

Zonat bregdetare 20/31°C

/Metereologe Rezarta Xhakollari

/Opinion.al

Share: