Home KRYESORE Akuza për abuzim seksual me te rinj, kardinali i paraqet dorëheqjen Papa...

Akuza për abuzim seksual me te rinj, kardinali i paraqet dorëheqjen Papa Françeskut

Një prej kardinaleve të shquar amerikan ka paraqitur tek Papa Françesku dorëheqjen pasi është akuzuar për abuzim seksual me një adoleshent rreth 50 vite më parë.

Theodore McCarrick, 88 vjeç, një ish-kryepeshkop i Uashingtonit, është pezulluar edhe nga detyrat publike në pritje të një gjyqi.

Muajin e kaluar, zyrtarët e kishës amerikane thanë se akuzat ishin të besueshme. McCarrick ka thënë se nuk i kujtohet ky abuzim.

McCarrick ishte një nga kardinalët më të shquar të Shteteve të Bashkuara dhe është një nga udhëheqësit katolikë më të lartë që ballafaqohet me akuza për abuzim seksual.

McCarrick mendohet se ka abuzuar me adoleshentin gjatë punës si prift në Nju Jork, në fillim të viteve ‘70. Pretendimet u bënë publike në qershor nga Kryepeshkopi aktual i Nju Jorkut, Kardinali Timothy Dolan. Ai tha se një agjenci e pavarur ligjore kishte hetuar akuzat. Një bord rishikimi, duke përfshirë ekspertë ligjorë, psikologë, prindër dhe prift, i gjeti akuzat “të besueshme dhe të vërtetuara”.

Disa prej burrave kanë thënë se Z. McCarrick i detyroi ata të bënin marrëdhënie seksuale me të në një shtëpi në plazh në Nju Xhersi, ndërsa studiuan për prift.

McCarrick u bë prift në 1958 dhe më pas punoi në Nju Jork para se të bëhej kryepeshkop i Uashingtonit në mes të viteve 2001 dhe 2006./Opinion.al

Share: