Home KRYESORE Raporti tronditës, nën aktakuzë vet Papa: Kishte dijeni dhe mbuloi abuzimet. Tani...

Raporti tronditës, nën aktakuzë vet Papa: Kishte dijeni dhe mbuloi abuzimet. Tani të jap dorëheqjen!

Akuzat e Viganò:

Monsinjor Carlo Viganò dhe raporti që akuzon Papën: “Ai mbuloi abuzimet, tani të jap dorëheqjen” | Përgjigja: “Gjykoni ju”

Ish-Nunci në Washington, Udhëheqësi konservator: “Ai (Papa) ishte në dijeni për ngacmimet e McCarrick nga viti 2013, por nuk bëri asgjë.”

Corriere della Sera: Të kërkosh dorëheqjen e Papa Françeskut për mbulimin e rasteve të pedofilisë është më shumë një sulm: ka shijen e një provokimi që i përshtatet një konflikti të dhunshëm zhvilluar në kuadër të Kishës Katolike. Por nuk mund të injorohen faktet e reja. Tani nën aktakuzë është vet Papa. Në një raport të ish-Nuncit Apostolik në Uashington, Carlo Maria Vigano, ai thotë se Jorge Mario Bergoglio kishte injoruar abuzimin seksual të kardinalit të SHBA Theodore McCarrick, të paktën nga qershori i vitit 2013. Në atë rast, ishte Viganò i cili e informoi atë se ish-kryepeshkopi i Uashingtonit kishte kryer këto krime për dekada të tëra.

Sipas nuncit, Papá Françesku nuk i kishte dëgjuar ankesat sepse McCarrick kishte favorizuar zgjedhjen e tij në Konklavë nga jashtë. Megjithëse në korrik ai e hoqi kardinalin: një vendim i pashembullt.

Sulmi, i botuar nga e përditshmja La Verità, hedh një dritë shqetësuese mbi nomenklaturën e Vatikanit. Dhe nuk është e domosdoshme të pyesësh se sa fisnike apo të vogla janë motivet. Viganò konsiderohet si një nga zëdhënës të frontit konservator më armiqësor ndaj Françeskut. Por fotografia, nëse konfirmohet, do të ishte shkatërruese. Papa argjentinas u përpoq të frenojë zemërimin kundër Kishës në Irlandë për rastet e pedofilisë. Raporti «Viganò» synon të dobësoj kredibilitetin e saj.

Ajo çka e bënë tinzare nuk është autori, një figurë e diskutueshme, por një njohës i thellë i Selisë së Shenjtë.

Problemi qëndron në fakt në imazhin e një Pape i cili përçmon abuzimet; dhe i prirur për t’i nënvlerësuar ato për arsye realpolitike. Duke marrë shkas nga ngjarjet në muajt e fundit në Kili. Bergoglio ka mbrojtur peshkopët që janë fajtorë për abuzim seksual, duke hedhur poshtë akuzat si “shpifje”. Pastaj, përballë reagimit të kryepeshkopit të Bostonit, Patrick O’Malley, ai pranoi se ai ishte keqinformuar dhe hapi një hetim. Dhe episkopata kiliane ka dhënë dorëheqje në masë.

Megjithatë, u bë e qartë se për tre vjet Kongregacioni për Doktrinën e Besimit, drejtuar deri në vitin 2017 nga Kardinali Gerhard Müller, kishte raportuar në disa raporte me shkrim situatën në Kili; dhe se Bergoglio i kishte nënvlerësuar ata, duke besuar në sigurin e disa kardinalëve kilianë. Por nga raporti i Vigano të gjithë dalin të de-legjitimuar. Angelo Sodano dhe Tarcisio Bertone, sekretar të shtetit gjatë kohës së Papá Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, janë vënë në dukje së pari.

Dhe në listë shfaqen dhjetra prelatë të lartë: një konfirmim i një përballje për larje hesapesh. Ka disa gjëra që dalin nga raporti: mbi të gjitha Papá Benedikti XVI, i cili u përpoq të izolonte McCarrick, pa qenë në gjendje të impononte vullnetin e tij në Vatikan dhe në peshkopët e SHBA. Por kjo, ndoshta, çon në pyetjen përsëri se cilat ishin arsyet kryesore për dorëheqjen e Joseph Ratzinger në vitin 2013./perktheu 360grade.al

Artikulli origjinal:

https://www.corriere.it/esteri/18_agosto_27/rapporto-chocche-accusa-papacopri-abusiora-si-dimetta-6d4d2718-a968-11e8-ac75-03917cf6f044.shtml

Share: