Home KRYESORE ’Do ju vrasim, do ju fshijmë”, kërcënohet gazetari Basir Çollaku dhe televizioni...

’Do ju vrasim, do ju fshijmë”, kërcënohet gazetari Basir Çollaku dhe televizioni (Telefonata në redaksi)

Menjëherë pas publikimit të intervistës së nënkomisarit Emiljano Nuhu, ku tregonte përpjekjet e deputetëve të PS-së për të fshehur përdhunimin e një vajze nga djali i Rrahman Rrahjas, në drejtim të gazetarit Basir Çollaku dhe redaksisë së Shijak TV ka pasur një telefonatë kërcënuese.

Mesazhi ishte i qartë: intervista që ishte transmetuar shkelte në kallo dikë, i cili nuk trembej as të bënte këtë kërcënim të hapur. Ka qenë vetë gazetari Çollaku ai që ka bërë të ditur kërcënimin, ku i bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

Reagimi i Çollakut:

Kanosja ne tv Shijak

“Do tju vrasim, do tju fshijme”

“Kanosje ne redaksine e Shijak tv. Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote:
do tju vrasim, do tju fshijme.

Ky eshte mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi. Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.

Ditën e djeshme intervista që gazetari Basir Çollaku kishte realizuar me Emiljano Nuhu shkaktoi një valë reagimesh, ku socialistët në rresht nxituan që të përgënjeshtronin ngjarjen.

Oficeri denonconte me emra deputetin Rrahja, djalin e tij dhe të vëllanë se brenda në zyrën e tij e kishin kërcënuar vetës atë nën tytën e armës.

Po ashtu Nuhu tregoi se vajza ishte detyruar që të tërhiqte kallzimin e saj, edhe pse ishte kërcënuar dhe djegur me cigare në trup nga djali i deputetit, me të cilin dikur kishte qenë në një lidhje.

Emiljano Nuhu fill pas ngjarjes u transferua për në komisariatin e Beratit, dhe tashmë me frikën që dikush mund të hakmerret ndaj tij ai është larguar jashtë vendit së bashku me familjen e tij.

‘’Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer”,deklaronte dje në intervistë Nuhu.

‘’Ka shkuar te komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja.

Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim”, shprehet më tej Nuhu.

Share: