Home KRYESORE Arsimi në kolaps, Malaj: Greva e pedagogëve rrëzon qeverinë

Arsimi në kolaps, Malaj: Greva e pedagogëve rrëzon qeverinë

Nga Redjon Shtylla, “Koha Jone”

Paçka se sot u zhvilluan një sërë takimesh që lidhen me protestën e studentëve dhe grevën e pedagogëve, ende nuk ka zgjidhje për ligjin e Arsimit të Lartë, pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se ligji i qeverisë i përfshin të gjitha ndryshimet që kërkohen nga grupet e interesit.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, thotë se sot me zë dhe figurë u tregua plani qeveritar për të shbërë Universitetet Publike. “Koha Jonë”, kontaktoi me ish-zv/ministren e LSI-së, e cila theksoi ndër të tjera, se qëndrimi i stafeve pedagogjike është i vendosur për të shkuar në grevë urie, pasi jo vetëm që ndihen të nëpërkëmbur por edhe të anatemuar nga qeveria.

“Ajo që sot është shqetësim, është se situata do të percipitoj me grevë urie nga pedagogët. Sot pedagogët ndjehen të fyer, të nëpërkëmbur, të pavlerësuar dhe të anatemuar nga qeveria. Sot është më i qartë sesa kurrë plani për të shbërë Universitetin Publik. Tashmë me zë e figurë, figurantja ministre e ka kuptuar që nuk mund të tallet me pedagogët dhe stafet e tyre, që e kanë të qartë se të gjitha VKM-të janë në shkelje flagrante kushtetuese dhe të autonomisë Universitare. Kjo quhet maskarada e fundit ndaj stafet pedagogjike janë mëse të qartë për të mbrojtur dinjtetin e tyre, dinjitetin e Universitetit Shqiptar dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre”,-thotë Malaj për “Koha Jonë”.

Nga ana tjetër, Malaj vë në pah edhe ”përkushtimin e qeverisë”, ku thotë se nga 400 milion dollarë, vetëm 400 mijë dollarë shkuan për dy godina. “Tallja që qeveria i bëri ishte dhe te buxheti me Aktet- Normative, ku vetëm 400 mijë dollarë në 400 milion dollarë shkuan për dy godina dhe asgjë tjetër. Të gjithë e dimë që arsimim pa buxhet nuk mund të ketë“.

Duke u ndaluar tek sjellja e Ministres së Arsimit, Malaj pohon se nuk ka pakt me qeverinë që kërkon të shkallmojë Universitetin. Për letrën e znj.Shahini drejtuar Komisonit të Edukimit nga ky kjo e fundit pak ditë më parë u largua pa mbaruar mbledhja, thotë se është rast i paprecedentë në parlamentin Shqiptar.

“Ndaj qëndrimi i stafeve pedagogjike është i vendosur.  Nuk ka pakt me qeverinë që do të shkallmojë Universitetin. Sjellja arrogante e kukullës ministre në komisionin e edukimit dhe letra fyese që i dërgoj këtij komisioni, rast i pa precdentë në Parlamentin Shqiptar, tregojë qartë se me rrënëgatë nuk drejtohet arsimi shqiptar”.

Nga ana tjetër, Malaj jep alarmin se në kolaps do të futet edhe arsimi parauniversitar. “Sot janë problem Universiteti dhe studentët, po shumë shpejt dhe arsimi parauniversitar do të futet në kolaps”.

Duke mbështetur studentët dhe pedagogët, deputetja thotë se me nisjen e protestës së pedagogëve, merr fund keqqeverisja. “E hëna do të nis me protestën e pedagogëve, e cila do të shënojë dhe fundin e kësaj keq-qeverisje të pashoqe”, thotë më tej Malaj për “Koha Jonë”.

Shkresa e fundit nga Asambledhja e Universiteteve

Ditën e sotme ka patur një sërë zhvillimesh në lidhje me kauzën Universitare. Në orën 09.00 pati një takim tonin me Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në orën 11.00 është zhvilluar mbledhja e Senatit të Uiversitetit të Tiranës. Më vonë Znj. Shahini doli në konferencë për shtyp dhe në orën 14:00 u mblodh Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit tw Shkencave Sociale.

Në takimin me Ministren, grupi i pedagogëve paraqiti argumenta të thelluara për kërkesat e paraqitura nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të UT. Ndryshe nga sa pritej, si hap logjik i kërkesave të paraqitura prej takimit të Asambleve të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës datës 25 janar 2019, Znj. Shahini nuk ktheu asnjë përgjigje konkrete pwr realizimin e kwtyre kwrkesave.

Qëndrimi i saj ishte që brenda “Paktit për Universitetin” marrin zgjidhje të gjitha problematikat e Arsimit të Lartë. Sa më sipër znj.Shahini i konfirmoi edhe në konferencën për shtyp. Senati i UT vendosi për të kundërshtuar VKM-të e nxjerra nga qeveria dhe MASR, si akte nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën e RSH dhe vetë ligjin “Për Arsimin e Lartë në RSH”. Asambleja e FSHS, me kuorum dhe shumicë votash, vendosi për shpalljen e grevës pa afat.

Në këto kushte, grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, reagon si më poshtë: Thërret Takimin e Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës ditën e hënë, datë 4 shkurt 2018, ora 11.00, Godina Liria, në koherencë me vendimin e marrë në takimin e datës 25 janar 2019, për t’u rimbledhur pas përgjigjes nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Share: