Home Gjeo-Ekonomia Rimini, vendi ku flitet per biznes por edhe per politike!

Rimini, vendi ku flitet per biznes por edhe per politike!

Nga Nikollaq Neranxi *

Jemi ne diten e dyte te panairit Sigep ne Rimini! Takimi me drejtuesit dhe profesionistet e Kompanise Irca, ishte shume frytedhenes! Po flasim per nje marke nderkombetare me lende te para per pasticeri, te cilesise me te mire! Me cmime dhe rekorde ne shume evente dhe kampionate, ata ia kane besuar suksesin e tyre, Kompanise Neranxi per Shqiperi dhe rajon!

Ndjehem kaq mire kur flasin me superlativa per punen tone dhe pasi mbarojme bisedat e punes, fillojme me ato te politikes! Facebook iu ka dhene mundesine te gjitheve te perkthejne ne gjuhen e tyre cfare ne shkruajme!

Nuk e prisja qe ata te komentonin qendrimet e mia thellesisht opozitare mbi politiken, ekonomine, plaget sociale! Sipermarresit e huaj jane shume te ndjeshem ndaj ketyre problemeve dhe integriteti moral i njerezve me te cilet punojne, per ta eshte shume i rendesishem!

Me tregojne se takohen me disa sipermarres shqiptare te cilet nuk pranojne te publikojne as edhe nje foto sepse kane llogari te hapura me ligjin!

Ska si liria e njeriut edhe kur kostoja qe duhet te paguash per te eshte e larte, por ama gjumin e ben te qete! Ja pra, duhet te vish deri ne Rimini, te takohesh me keta njerez kaq te suksesshem, qe te ta kujtojne kete aspekt kaq te rendesishem!

  • Autori ësht president i Kompania Neranxi
Share: