Home KRYESORE Covid 19, Portreti i një punonjëse shëndetësie prej fotografive të qindra punonjësve...

Covid 19, Portreti i një punonjëse shëndetësie prej fotografive të qindra punonjësve të tjerë!

Mbi 1000 bluza të bardha kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit për shkak të koronavirusit. “Medscape”, një portal mjeksor, po përditëson vazhdimisht listën e punonjësve të shëndetësisë nga 64 shtete të ndryshme që kanë sakrifikuar veten për të tjerët. Shumë prej tyre shërbenin në vijën e parë, duke ditur që po mjekonin pacientë të sëmurë me COVID-in 19, ndërsa të tjerë u infektuan gjatë kohës që punonin me pacientë me sëmundje të ndryshme, ndërkohë që këta të fundit ishin gjithashtu bartës të virusit, por nuk i shfaqnin simptomat.

Pikërisht, në nderim të bluzave të bardha është montuar portreti i një punonjësje shëndetsie prej fotografive të qindra punonjësve të tjerë. Montazhi masiv është krijesa e artistit të njohur ‘Nathan Wyburn’, nga Uellsi, i cili donte të shfaqte mirënjohjen e tij ndaj atyre që po luftojnë për të shpëtuar jetët e të tjerëve.

Gjatë intervistës, Natan-i tregoi “Shumë prej shokëve të mi punojnë në klinika dhe spitale. Kurajoja e tyre për të shërbyer ditë për ditë në vijën e parë më befason”, dhe shton, “Zakonisht punët e mia përfshijnë një element humori, ndërsa ky montazh duhet të ishte një kompozim më serioz. Reagimi nga publiku ka qenë shumë shumë pozitiv”.

Nuk mund të ketë njeri më fisnik sesa ai që jep jetën e tij për të mirën e të tjerëve. Dhe kush është më i madh sesa ai që i del vdekjes përpara dhe nuk zbrapset nga detyra e lartë e shpëtimit të jetës?/gazeta mesazhi

Share: