Home Gjeo-Ekonomia Ukraina, Ballkani dhe paralajmrimi i prillit të përgjakur

Ukraina, Ballkani dhe paralajmrimi i prillit të përgjakur

Vëzhguesit dhe ekspertët pohojnë se koha dhe fushatae manovrave ruse duhet kuptuar si  një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht Presidentin Joe Biden. 

Por gjasat janë që këto lëvizje mund të jenë në sinkron, respektivisht si përgjigje ndaj manovrave të NATO-s në Ballkan. 

Nga Dr Sadri Ramabaja

Prishtinë, 9 prill – Në mediat evropiane gjithandej janë shpërfaqur imazhet e tankeve ruse në trenat që ia kanë mësy Ukrainës.  Politika dhe publiku në dy republikat tona, janë të heshtura për këtë fakt, meqë kanë halle më të mëdha – në Shqipërin politike është në kulm fushata elektorale – diversioni në aeroport, ndërkaq në Republikën tjetër shqiptare – në Kosovë, sonte tv-të e oligokratëve që vazhdojnë t’ ju shërbejnë me devotshmëri olhokratëve tashmë të depushtetizuar, po mirren me flamurin e riinkarnuar të ish presidentit Rugova dhe grimin e presidentes të sapoinauguruar. 

Po në këtë kohë, 65 kontrollorët e trafikut ajror, janë futur në grevën më atipike dhe për dy ditë bllokuan aterimet në të vetmin aeroport ndërkombëtar, duke rrezikuar rënd sigurin e Republikës. 

Tok me shqiptarët, duket se edhe europianët tjerë gjithandej, të stërlodhur nga virusi Covid 19, dafrungat e Pashkëtve që lamë pas dhe betejat e brendshme politike, vazhdojnë të reagojnë me shumë qetësi përballë marshimit ushtarak rus drejt kufijve të Ukrainës fqinje.

Ngjashëm si Putini, edhe Berisha, drejtuesi real i opozitës në Shqipërinë politike, po vepron si “hajdut i rastit”: ai u vu në veprim për t’krijuar njërin nga skandalet më të mëdha në lëmin e sigurisë së vendit. Pikërisht tani,  kur Shqipëria shpejt do të jetë mikpritëse e një prej manovrave më të mëdha ushtarake të Aleancës Verioatlantike, improvizon akte që cenojnë sigurinë kombëtare.

Në këtë ushtrim masiv,  që do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë, pritet të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s. Nga ky numër i madhëtrupash , 4 mijë ushtarë amerikanë do të vendosen në Shqipëri, ndërkaq pjesa tjetër do të zhvendoset në vendet fqinje, meqë manovrat do të shtrihen edhe në vendet tjera të Evropës Juglindore…

Lufta në rajonin lindor të Ukrainës, i njohur si Donbas, filloi shtatë vjet më parë dhe duket se fundi mbetet i largët. Më shumë se 13,000 trupa (ushtarë e civil), janë vrarë që nga prilli i 2014-ës, raportohet nga burimet e Kombeve të Bashkuara, ndërkaq mbi 1 milion qytetarë janë zhvendosur në thellësi të vendit.
Vetëm gjatë vitit 2020 më shumë se 70 oficer ukrainas janë vrarë dhe disa qindra tjerë janë plagosur.

Vëzhguesit dhe ekspertët pohojnë se koha dhe fusha e manovrave ruse duhet kuptuar si  një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht Presidentin Joe Biden. Ata nuk lënë pa potencuar faktin se ai ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës, madje edhe para shpërthimit të luftës në 2014, kur ishte nënkryetar.

Por gjasat janë që këto lëvizje mund të jenë në sinkron, respektivisht si përgjigje ndaj manovrave të NATO-s në Ballkan. E Putini, si një „hajdut rasti“ që është, manovrat fare leht mund t‘ i kthejë në aksion ushtarak për aneksimin edhe të një pjese të Ukrainës. 
Donbasi duket të ketë fatin e Krimesë, në rast se reagimi i Perendimit, nuk do të jetë më i vendosur.

Në këto rrethana opozita në Shqipëri, duke organizuar bllokimin e aeroportit të vetëm të Republikës, sikur paralajmron “prillin e thyer” alias prillin e përgjakur. 

Improvizimi e nxitja e krizave politike që do t’i hapnin rrugë destabilizimit të vendit në prag të manovrave kaq me peshë të NATO-s në Shqipëri e rajon, shih për këtë, është më shumë se papërgjegjësi politike.

Share: