Home KRYESORE Dhunoi 3 fëmijët dhe abuzoi me vajzën e tij, 15 vite burg...

Dhunoi 3 fëmijët dhe abuzoi me vajzën e tij, 15 vite burg për shqiptarin në Greqi

Gjykata e Lamisë dënoi 15 vjet pa liri me kusht, 43-vjeçarin që është akuzuar se ka dhunuar 3 fëmijët e tij të mitur dhe ka abuzuar me vajzën e tij të madhe para se ajo të mbushte 14 vjeç

Gjykata e Lamisë vendosi sot dënimin me 15 vjet burg për 43-vjeçarin nga Shqipëria, i cili u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Eupalit të Fokidës për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur.

Ndërsa më pas u zbulua se ai kishte abuzuar me vajzës së tij të madhe, para se ajo të mbushte 14 vjeç dhe ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.

Vendimi i gjyqtarëve dhe jurisë ishte unanim, si dhe fakti që ankimi i tij nuk ka efekt pezullues.

Kjo do të thotë se 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës, ku ndodhet i burgosur që prej verës së kaluar.

Kjo është një dramë familjare, me tre fëmijët e rritur vetëm me 43-vjeçarin, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.

Nga ana e tij, 43-vjeçari ka mohuar akuzat, duke thënë se e bija ka bërë atë që ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e ka lënë të dalë me shoqet dhe të kthehet në shtëpi pas orës 11 të natës./Opinion.al

Share: