Home KRYESORE Rusia sulme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës,15 persona të vrarë dhe...

Rusia sulme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës,15 persona të vrarë dhe 50 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin hekurudhor Chaplyne në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

 Sulmi vdekjeprurës këtë të mërkurë erdhi pas paralajmërimeve nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ditët e fundit se rusët mund të kryejnë sulme në ditën e pavarësisë.

E mërkura është një festë kombëtare në Ukrainë që përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Ndërsa ka hyrë në muajin e gjashtë të pushtimit rus./Opinion.al

Share: